KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » ShBA kërcënon TikTok me ndalim në mbarë vendin
Botë

ShBA kërcënon TikTok me ndalim në mbarë vendin

Kosova News
Kosova News 08:49 -17/03/2023
Shpërndaje
Shpërndaje

Shtetet e Bashkuara të Amerikës (ShBA), sipas mediave mendon eventualisht ndalimin e aplikacionit kinez mjaft të popullarizuar TikTok. Gjithnjë e më shumë vende po e ndalojnë përdorimin e këtij kanali në celularët zyrtarë të institucioneve publike.

Qeveria në Uashington kërcënon me ndalimin e TikTok në mbarë vendin, në rast se kjo video-platformë nuk shkëputet nga koncerni kinez amë Bytedance. Qeveria e SHBA.së i ka kërkuar pronarit kinez të TikTok, që aksionet e veta të aplikacionit të videove të shkurtëra t’i shesë ose duhet të llogarisë me një ndalim në SHBA, vuri në dukje sipërmarrja. Zyra presidenciale në SHBA refuzoi të japë deklaratë. 

Tiktok dhe Pekini ndihen të sulmuar me pa të drejtë

Drejtori ekzekutiv i TikTok, Shou Zi Chew, javën e ardhëshme do të paraqitet në Kongresin e SHBA-së. Në një njoftim në media kjo sipërmarrje e merr në konsideratë një shkëputje nga Bytedance si një mundësi e fundit për të shmangur rezervat e sigurisë që ka SHBA.

- Reklamë -

Bytedance konfirmoi, se 60 përqind e aksioneve janë në duar të investitorëve global, 20 përqind në posedim të punonjësve dhe 20 përqind në duart e themeluesit. TikTok theksoi, se nuk e konsideron veten si bijë të një sipërmarrjeje kineze, sepse aksionet e Bytedance janë me shumicë në duar të investitorëve perëndimorë dhe selia zyrtare e firmës ndodhet në ishujt Cayman.

Sipërmarrja dhe koncerni amë Bytedance përballen me kritika në mbarë botën për shkak të afërsisë me qeverinë e Kinës. Autoritetet e sigurisë druajnë, se Republika Popullore e Kinës shfrytëzon të dhënat personale të përdoruesve ose abuzon me të për të manipuluar opinionin publik. TikTok dhe qeveria kineze vazhdimisht i kanë hedhur poshtë këti kritika.

Në SHBA ka shqetësime si tek republikanët ashtu edhe tek demokratët e presidentit Joe Biden, se autoritetet kineze dhe shërbimet sekrete përmes TikTok mbledhin informacion për amerikanët ose mund t‘i influencojnë ata. Megjithatë ndalimi në SHBA është i lidhur me pengesa të mëdha ligjore. Përpjekja e ish-presidentit Donald Trump, gjatë mandatit të tij për ta ndaluar TikTok dështoi në gjykatat e SHBA-së.

Britania e madhe e ka ndaluar TikTok në celularët zyrtarë

Tani nëpunësve britanikë të shtetit u duhet ta shuajnë nga celularët e tyre të punës aplikacionin TikTok. Ndalimi i këtij aplikacioni ka hyrë në fuqi me efekt të menjëhershëm, deklaroi ministri Oliver Dowden (16.03.2023). Me këtë vendim qeveria britanike iu përgjigj rekomandimit të Autoritetit kombëtar të Sigurisë Kibernetike duke u bazuar në rezervat lidhur me mbrojtjen e të dhënave.

Disa shtete të tjera si SHBA, Gjermania, Belgjika dhe Kanadaja kanë shprehur ndalime të ngjashme ndërkohë. Edhe të punësuarit në Komisionin e BE-së nuk lejohen ta përdorin këtë platformë në telefonët celularë zyrtarë.

TikTok me mbi një miliard përdorues në mbarë botën është mjaft i preferuar sidomos nga brezi i ri. Ata mund të postojnë video të shkurtra, një algoritëm propozon video për t’u shikuar. Përdorimi i shërbimit të videove të shkurtra është shtuar ndjeshëm në SHBA edhe në radhët e përdoruesve më të moshuar të internetit. Mbi  100 milion vetë e përdorin në SHBA këtë platformë. TikTok ndërkohë u aka kaluar rrjeteve të tjera si Youtube, Twitter, Instagram dhe Facebook sa i përket kohës që konsumojnë në të përdoruesit./DW

Gjithashtu lexoni:

Merz dhe Macron, me plan të ri për afrimin e Ballkanit drejt BE-së

Kallas bën thirrje për “bisedime më të thella” për raketat dhe rezervat bërthamore të Iranit

Lajm i keq për paqen, Irani ndërpret komunikimin me SHBA-në, bllokohet Hormuzi

Macron njofton një rekord prej 93 miliardë eurosh investime të huaja në Francë

“Pas Iranit është radha e Kubës” – Trump ka paralajmëruar sulme në ishull

Kosova News 17/03/2023 17/03/2023
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
26°C
Pristina
overcast clouds
26° _ 26°
50%
1 km/h
Fri
26 °C
Sat
25 °C
Sun
24 °C
Mon
25 °C
Tue
27 °C

Lajmet e Fundit

Futbollistet e Kosovës mposhten nga Kroacia
20:59 -05/06/2026
Karabinierët e KFOR-it stërviten për gatishmëri operacionale
20:26 -05/06/2026
Ramadani dhe Rexhaj vazhdojnë fushatën, të bindur se VV-ja do të fitojë mbi 51 për qind
20:21 -05/06/2026
Ambasadori britanik merr pjesë në Paradën e Krenarisë
19:50 -05/06/2026
LDK dënohet me 5 mijë euro për përfshirjen e fëmijëve në fushatën zgjedhore
19:14 -05/06/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?