KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Raporti i OKB-së: Rusia ka kryer torturë dhe krime lufte në Ukrainë
Botë

Raporti i OKB-së: Rusia ka kryer torturë dhe krime lufte në Ukrainë

KosovaNewss
KosovaNewss 20:42 -16/03/2023
Shpërndaje
Shpërndaje

Rusia ka kryer shkelje në shkallë të gjerë të të drejtave ndërkombëtare të njeriut dhe normave humanitare, që prej nisjes së pushtimit të Ukrainës më 24 shkurt 2022. Disa prej këtyre shkeljeve përbëjnë krime lufte, u tha në raportin e publikuar nga Komisioni i pavarur hetimor ndërkombëtar, që mbështetet nga OKB.Raporti tha se shkeljet përfshijnë vrasje të qëllimshme të civilëve të paarmatosur – që paraqesin krime lufte – por edhe tortura, ndalime të paligjshme, përdhunime dhe forma të tjera të dhunës seksuale dhe dëbime të dhunshme të fëmijëve ukrainas në Rusi nga zonat nën kontrollin e Moskës.Komisioni po ashtu tha se vala e sulmeve ruse në shkallë të gjerë ndaj infrastrukturës energjetike të Ukrainës që nga tetori i kaluar, ka bërë që miliona persona në Ukrainë të mbesin pa rrymë apo ngrohje në periudha të gjata kohore gjatë dimrit. Kjo sipas këtij komisioni mund të përbëjë krim kundër njerëzimit. Në raportin e komisionit u tha se sulmet ndaj infrastrukturës duhet të hetohen më tej.Komisioni, që ka mbështetjen e Kombeve të Bashkuara, përbëhet nga tre ekspertë të pavarur të të drejtave të njeriut. Ky komision u themelua gjatë një debati urgjent që u mbajt pas nisjes së pushtimit të paprovokuar rus të Ukrainës.Raporti bazohet në qindra intervista, imazhe satelitore dhe vizita në qendrat e ndalimit dhe varreza. Aty përmendet se përdorimi i armëve shpërthyese nga forcat ruse në zonat e populluara është një prej shkaktarëve kryesorë të viktimave civile, që ka treguar “një mospërfillje ndaj dëmtimit të civilëve dhe shkaktimit të vuajtjeve”.Raporti tha se anëtarët e Komisionit “janë tronditur nga niveli i madh i shkatërrimit” që panë gjatë vizitave të tyre në terren.Në raport janë identifikuar një “sërë” rastesh të përdhunimit dhe dhunës seksuale nga autoritetet ruse në zonat që kanë marrë nën kontroll.

Dhuna seksuale është kryer gjatë vizitave shtëpi më shtëpi dhe gjatë ndalimit të paligjshëm të viktimave.“Dhuna seksuale, që përbën torturë, dhe kërcënimi ndaj këtyre grave dhe burrave kanë qenë aspekte të rëndësishme të torturës së kryer nga autoritetet ruse”, u tha në raport.Transferimi dhe dëbimi i fëmijëve ukrainas në Rusi “përbën krim lufte”, tha raporti, duke shtuar se shumë fëmijë nuk mundën të kontaktonin me familjarët e tyre dhe “mund të kenë humbur përgjithmonë kontaktin me ta”.Vonesat në procesin e riatdhesimit të civilëve mund të përbëjë po ashtu krim lufte, u tha në raport.Komisioni po ashtu “ka dokumentuar një numër të vogël të shkeljeve të kryera nga forcat e armatosura ukrainase, përfshirë sulmet pa dallim dhe dy incidente janë cilësuar si krime lufte kur të burgosurit rusë të luftës janë qëlluar, plagosur dhe torturuar”, u tha në raport.Rekomandimi kryesor i komisionit është që “të gjitha shkeljet dhe krimet të hetohen dhe përgjegjësit të dalin para drejtësisë, qoftë në nivelin kombëtar apo ndërkombëtar”.Rusia vazhdimisht ka hedhur poshtë akuzat se ka kryer mizori apo ka shënjestruar civilët në Ukrainë, pavarësisht se dëshmi të shumta që mbështesin këto akuza./REL

Gjithashtu lexoni:

ËPrezantohet ecuria e hartimit të masterplanit për kompleksin memorial “Adem Jashari”, në Prekaz

Rriten çmimet e derivateve, nafta dhe benzina më shtrenjtë se dje

Komiteti i PE-së: Kriza politike në Kosovë mund të rezultojë me humbje financiare

Më 5, 6 dhe 7 qershor mbyllen përkohësisht këto segmente të autostradave

Policia sekuestron armë zjarri, ndalohet 25-vjeçari në Kaçanik

KosovaNewss 16/03/2023 16/03/2023
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
15°C
Pristina
light rain
15° _ 14°
87%
Thu
19 °C
Fri
24 °C
Sat
25 °C
Sun
27 °C
Mon
25 °C

Lajmet e Fundit

ËPrezantohet ecuria e hartimit të masterplanit për kompleksin memorial “Adem Jashari”, në Prekaz
14:14 -04/06/2026
U.d. së presidentes Haxhiu përfaqëson Kosovën në takimin e liderëve të BE-së dhe Ballkanit Perëndimor
14:11 -04/06/2026
Kurti te GUXO-ja, i jep lëvdata partisë së Gërvallës e Pecit!
14:06 -04/06/2026
Murati: Hapet aplikimi për certifikim të ofruesve të arkave fiskale digjitale
13:45 -04/06/2026
Mbyllet për publikun seanca e Apelit ndaj dy të dënuarve me nga 15 vjet burgim për dhunim seksual e krime tjera gjatë luftës
13:07 -04/06/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?