Hapësira që ndanë trotuarin me shenjat e këmbësorëve në Prizren, është një hapësirë ku është paraparë të mbjellën lule e lisa për zbukurimin e qytetit.
Në këtë rast, qytetarët që do t’ia mësynë ta kalojnë rrugën në anën tjetër, medoemos do të detyrohen të shkelin në gjelbërim që me shumë gjasë do të çojë në dëmtimin e tij.

Lidhur me këtë ka reaguar asamblisti i LVV-së në Prizren, duke thënë se “Qeveritarët e PDK-së janë talenta të vërtetë në shkaktimin e kaosit.”, përcjell KosovaNews.
“Qeveritarët e PDK-së janë talenta të vërtetë në shkaktimin e kaosit. Shikoni dhe binduni.
‘Kështu ka qenë projekti’ , i kanë arsyetimet.”, ka shkruar Sokoli në Facebook.
Më poshtë gjeni postimin e Plotë:


