Policia e Kosovës njofton se si pasojë e një rrahje që ka ndodhur mes të burgosurve në Burgun e Dubravës, është lënduar njëri i burgosur.
Përmes raportit 24 orësh, Policia njofton se rasti ka ndodhur të hënën dhe është iniciuar si “Lëndim i lehtë trupor”.
“Viktima kosovar ka pësuar lëndime trupore pasi është sulmuar fizikisht nga i dyshuari mashkull kosovar. I dyshuari dhe viktima janë të burgosur në Burgun e Dubravës. Rasti është iniciuar si më lartë me vendim të prokurorit”, thuhet në njoftim.


