Mbrëmë rreth orës 21:30, Policia e Kosovës thotë se pranoi informatën për të shtëna me armë zjarri, në fshatin Mramor.
Sipas njoftimit, menjëherë rastit i janë përgjigjur ekipet policore të stacionit Veriu, të cilat kanë arrit që të identifikojnë dhe sigurojnë prezencën e personit të dyshuar.
“Të njëjtit i janë gjetur e sekuestruar një armë zjarri dhe 16 fishekë. Po ashtu nga vendi i ngjarjes policia ka sekuestruar edhe gjashtë gëzhoja”, thuhet në njoftim.
Bëhet e ditur se ndaj personit të dyshuar J.B, (mashkull),18 vjeç), janë kryer procedurat e nevojshme policore në koordinim me prokurorin e shtetit, dhe ndaj tij është hapur rast për veprat:
-Përdorim i armës apo mjetit te rrezikshëm
-Mbajtje ne pronësi, kontroll ose posedimi paautorizuar i armës.


