KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » ”Putin po çon drejt vdekjes mercenarët e Wagner”, mijëra të vrarë në Bakhmut
Botë

”Putin po çon drejt vdekjes mercenarët e Wagner”, mijëra të vrarë në Bakhmut

Kosova News
Kosova News 15:01 -13/03/2023
Shpërndaje
Shpërndaje

Beteja për qytetin lindor të Bakhmut vijon e dhunshme, me Ukrainën dhe Rusinë që pretendojnë se u kanë shkaktuar humbje të rënda njëra-tjetrës. Rusët po përpiqen prej muajsh të marrin në dorë qytetin por forcat e Kievit rezistojnë, mes përleshjeve të përgjakshme.

Presidenti ukrainas Volodimir Zelenski foli për mbi 1100 rusë të vrarë gjatë ditëve të fundit, e shumë të tjerë të plagosur. Ndërsa Moska pretendon se ka shkaktuar 220 viktima në radhët e ushtrisë ukrainase gjatë 24 orëve të fundit.

“Në më pak së një javë, nga 6 marsi, kemi arritur të vrasim më shumë se 1100 ushtarë armiq vetëm në Bakhmut. Humbjet për Rusinë në këtë qytet janë të paimagjinueshme. 1500 ushtarë janë plagosur rënde, dhe kemi shkatërruar gjithashtu dhjetëra pajisje ushtarake të armiqve”, deklaroi Zelensky.  

Komandanti i forcave tokësore ukrainase kolonel, gjeneral Oleksandr Syrskyi, tha se grupi mercenar i Wagnerit, i cili po drejton ofensivën ruse në Bakhmut, po sulmon trupat e tij nga një sërë drejtimesh në përpjekjen për të thyer linjat e mbrojtjes dhe për të avancuar në distriktet qendrore të qytetit.

Lideri i organizatës paraushtarake Vagner, Prigozhin, ka investuar të gjithë reputacionin e tij dhe të ushtrisë private në kapjen e Bakhmut.

Ai e përshkoi situatën si tejet të vështirë dhe tha se po luftohej për çdo metër. 

“Situata në Bakhmut është shumë shumë e vështirë. Armiku po lufton për çdo metër, dhe sa më shumë i afrohemi qendrës së qytetit, aq më shumë ashpërsohet lufta dhe bombardimet me artileri. Ukrainasi kanë rezerva pafund por ne po avancojmë”.

Kreu i Vagner i ka akuzuar më për tradhti zyrtarët e mbrojtjes në Rusi duke thënë se po i lenë qëllimisht pa furnizime me armë njerëzit e tij.

Instituti për studime lufte me bazë në SHBA, shkruan se ministria e mbrojtjes në Moskë po i çon të vdesin në Bakhmut mercenarët e Vagnerit, në përpjekjen për të dobësuar themeluesin, Prigozhin, dhe ambiciet e tij për më shumë ndikim në Kremlin.

Sipas analizës Prigozhin e ka mbivlerësuar besimin e Putinit tek forcat e tij paraushtarake.

Gjithashtu lexoni:

Rrokulliset një autobus në Gjermani, 23 të plagosur rëndë

Shtetet e Bashkuara të Amerikës festojnë sot Ditën e Pavarësisë

Vritet zëvendëskomandanti i marinës ruse

Pentagoni: Administrata e Bidenit ka dërguar shumë armë në Ukrainë

Sulm me thikë në një qendër tregtare në Finlandë

Kosova News 13/03/2023 13/03/2023
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
18°C
Pristina
clear sky
19° _ 18°
48%
1 km/h
Sat
36 °C
Sun
37 °C
Mon
37 °C
Tue
36 °C
Wed
19 °C

Lajmet e Fundit

Shtypi gjerman: Autokracia në Serbi po lëkundet
22:49 -04/07/2025
Arrestohen 15 persona në Mitrovicë, parandalohet përleshja ndërmjet dy grupeve
22:46 -04/07/2025
Kyle Walker befason me skuadrën e re
22:03 -04/07/2025
Kurti dhe Nagavci vizitojnë kampin edukativ me fëmijë të komunitetit rom, ashkali dhe egjiptian
21:21 -04/07/2025
Osmani: Kosova feston krah për krah me Amerikën, aleatin tonë më të madh
20:11 -04/07/2025
Follow US
© KOSOVANEWS -TË GJITHA TË DREJTAT E REZERVUARA

[email protected]

[email protected]

046 100 004


Made by: V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?