Tirana është tronditur mbrëmjen e së dielës nga një ngjarje tejet e rëndë kriminale, ku një grua ka mbetur e vrarë me armë zjarri, ndërsa 5 të tjerë janë plagosur.
Pamjet që shihni tregojmë lokalin që u bë mbrëmë skenë krimi, pasi persona të paidentifikuar qëlluan me breshëri plumbash dhe për pasojë 1 grua humbi jetën dhe u plagosën 5 të tjerë.
Ngjarja ndodhi në një lokal në zonën e Don Boskos në kryeqytetin shqiptar, në Tiranë, ndërsa lokali ishte në pronësi të Fatjon Muratit, personazh i botës së errët të krimit.
Në pamje shihen se si janë thyer xhamat e lokalit, ku u qëlluan me armë dhe klientë që kishin shkuar të pinin kafe.
E vrarë nga sulmi me armë mbeti Mimoza Paja, dhe u plagosën Sehat Murati dhe Astrit Meraj, Emanuel Sala, Ermir Bejuku, Genc Shohalli. Po ashtu e lënduar ka mbetur dhe një 10-vjeçare, e cila është mbesa e viktimës.






