KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Instituti për Studimin e Luftës me seli në ShBA thotë se Rusia nuk po bën përparime në luftimet në Bakhmut
Botë

Instituti për Studimin e Luftës me seli në ShBA thotë se Rusia nuk po bën përparime në luftimet në Bakhmut

KosovaNewss
KosovaNewss 15:35 -12/03/2023
Shpërndaje
Shpërndaje

Instituti për Studimin e Luftës me seli në Uashington ka thënë se Rusia nuk po arrin përparime në luftimet për marrjen në kontroll të qytetit lindor të Ukrainës, Bakhmut-it.

Sipas këtij Instituti, forcat ruse dhe njësitë e grupit paraushtarak Wagner të kontrolluar nga Kremlini kanë vazhduar të kryejnë sulme tokësore në qytet, por nuk kishte asnjë provë se ata ishin duke bërë ndonjë përparim.

Raporti ka cituar zëdhënësin e Grupit Lindor të Forcave të Armatosura të Ukrainës, Serhii Cherevaty, i cili ka thënë se luftimet në zonën e Bakhmut-it kishin qenë më intensive këtë javë, se sa javën e shkuar. Sipas tij, gjatë 24 orëve të fundit janë shënuar 23 përballje në qytet.

Raporti i Institutit për Studimin e Luftës vjen pas pretendimeve të Rusisë në fillim të kësaj jave, për përparim në luftime.

Ministria e Mbrojtjes e Britanisë së Madhe, të shtunën ka thënë se njësitë paraushtarake të Grupit Wagner, i kontrolluar nga Kremlini, kishin marrë pjesën më të madhe të Bakhmutit lindor.

Qyteti minerar i Bakhmutit ndodhet në provincën lindore të Ukrainës, Donetsk, një nga katër rajonet e Ukrainës që presidenti rus, Vladimir Putin aneksoi ilegalisht vitin e kaluar.

Ushtria ruse nisi luftimet për të marrë kontrollin e Bakhmutit në gusht dhe të dyja vendet kanë shënuar humbje të mëdha. Për këtë çështje presidenti Zelenskyy është zotuar të mos tërhiqet.

Ndërkohë, gjatë një interviste për gazetën gjermane “Bild am Sonntag”, të publikuar të dielën Ministri i Mbrojtjes, Dmytro Kuleba, ka thënë se Ukraina do të vazhdojë të mbrojë Bakhmut-in.

“Çfarë do të ndryshonte nëse tërhiqemi nga Ukraina? Rusia do të merrte kontrollin e Bakhmutit dhe do të vazhdonte sulmin në Chasiv Yard dhe çdo qytet pas Bakhmutit do të kishte të njëjtin fat”, ka thënë ministri Kuleba.

I pyetur se sa kohë mund të rezistonin forcat ukrainase në qytet, ai refuzoi të jepte një përgjigje konkrete.

Po ashtu, në intervistë ai i bëri thirrje Gjermanisë që të shpejtonte me dërgimin e armatimeve në Ukrainë dhe të niste trajnimi e pilotëve ukrainës për përdorimin e avionëve luftarakë perëndimorë./VOA

Gjithashtu lexoni:

Dyshohet se spiunonte për Iranin kundër objektivave hebraike në Berlin, arrestohet një shtetas danez

Trump e quan kandidatin për kryebashkiak të Nju Jorkut, Zohran Mamdani – një ‘komunist të pastër, të vërtetë’

Babai përdhunon vajzën e tij 12-vjeçare, nëna: Të marrë dënimin më të ashpër

Gjermania rrit shpenzimet në fushën e mbrojtjes

Luhet loja e parë e futbollit mes robotëve (VIDEO)

KosovaNewss 12/03/2023 12/03/2023
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
17°C
Pristina
clear sky
19° _ 17°
64%
2 km/h
Wed
32 °C
Thu
35 °C
Fri
36 °C
Sat
34 °C
Sun
34 °C

Lajmet e Fundit

Lirohet për qarkullim rruga drejt Jarinës
23:22 -01/07/2025
Rruga Rashkë–Jarinjë e bllokuar nga disa qytetarë serbë, qarkullimi në kufirin me Kosovën pothuajse i ndaluar
23:07 -01/07/2025
Prokuroria: Valon Syla kafshoi dhe kapi për flokësh të dëmtuarën
22:31 -01/07/2025
Bosch ndan deklaratën e profesorit britanik për Gjykatën Speciale: Një projekt për ta kënaqur Serbinë
22:26 -01/07/2025
3 milionë euro për dy ura të reja në Mitrovicë – Kurti jep detajet e projektit
21:45 -01/07/2025
Follow US
© KOSOVANEWS -TË GJITHA TË DREJTAT E REZERVUARA

[email protected]

[email protected]

046 100 004


Made by: V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?