Një person është arrestuar në orët e hershme të së shtunës pasi nën ndikim të alkoolit kishte sulmuar zyrtarët policorë në Ferizaj.
I dyshuari nuk kishte respektuar fillimisht urdhrat e policëve e më pas i sulmoi ata.
Ai është dërguar në mbajtje.
“Rr. Rexhep Bislimi, Ferizaj 11.03.2023 – 00:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti nën ndikim të alkoolit, fillimisht nuk ka respektuar urdhrat e zyrtarëve policor e më pas edhe i ka sulmuar fizikisht ata. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e Policisë.


