KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Në Lipjan nis gjobitja e ndotësve të ambientit
Ekonomi

Në Lipjan nis gjobitja e ndotësve të ambientit

KosovaNewss
KosovaNewss 17:32 -10/03/2023
Shpërndaje
Shpërndaje

Inspektorati në Komunën e Lipjanit ka nisur aksionin për parandalimin e ndotjes së ambientit në disa lokalitete, duke gjobitur në vlerë deri 500 eurosh bizneset e individët që kanë bërë shkelje.

Drejtori i Inspektoratit në këtë komunë, Flamur Sylejmani, ka thënë se aksionet kanë për qëllim ruajtjen e shëndetit të qytetarëve. Ai ka paralajmëruar se këto masa do të vazhdojnë edhe në të ardhmen.

Ndërkaq Komuna e Lipjanit nëpërmjet një komunikate ka njoftuar se kanë bashkëpunim të mirë edhe me Policinë e Kosovës për ruajtjen e ambientit.

“Drejtoria e Inspekcionit, duke pasur parasysh ruajtjen e shëndetit të qytetarëve tonë sikur edhe të mjedisit-ambientit në Komunën e Lipjanit, ditëve të fundit në bashkëpunim edhe me organet tjera kompetente ka ndërmarrë veprime duke zhvilluar aksione me kujdestari për të ndaluar hedhjeve-ndezjes së mbeturinave në natyrë dhe kanë ndërmarrë të gjitha masat ndaj secilit që ka krijuar ndotje. Andaj, Komuna e Lipjanit kërkon nga të gjithë qytetarët që të ruajnë ambientin sepse ditëve në vijim Inspektoriati komunal do të vazhdojë me aksione akoma më të mëdha si dhe do të ndërmarrë veprime edhe më të ashpra të parapara me ligj për të ndaluar veprime të tilla të papërgjegjshme të atyre që rrezikojnë shëndetin e qytetarëve tonë”, thuhet midis të tjerash në njoftimin e Komunës.

- Reklamë -

 Në një procesverbal thuhet se njëri nga subjektet që ushtron veprimtari të restorantit dhe marketit ka hedhur sasi të konsiderueshme të mbeturinave në vende të ndaluara duke shkaktuar dëme të ambientit dhe natyrës.

“Janë hedhur rreth 3 kamionë me mbeturina duke shkaktuar ndotjeje të natyrës dhe ambientit. Mbeturinat janë hedhur në pronë private dhe është krijuar deponi pa leje e mbeturinave, ndërkohë nga erërat janë shpërndarë edhe në prona të tjera”, thuhet midis të tjerash në procesverbal./koha

Gjithashtu lexoni:

Ejup Ahmeti dhe Glauk Konjufca vizitojnë biznese në Lipjan, theksojnë rëndësinë e prodhimit dhe investimeve

Më 5, 6 dhe 7 qershor mbyllen përkohësisht këto segmente të autostradave

Rriten çmimet e derivateve, publikohen tarifat për sot

Murati: Banka Zhvillimore po bëhet

Gjilani nis procedurat për Parkun Industrial – nënshkruhet marrëveshja për projektim

KosovaNewss 10/03/2023 10/03/2023
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
15°C
Pristina
light rain
15° _ 14°
87%
Thu
19 °C
Fri
24 °C
Sat
25 °C
Sun
27 °C
Mon
25 °C

Lajmet e Fundit

Lëvizja Vetëvendosje mban tubim në Podujevë, Kurti premton investime miliardëshe
22:48 -03/06/2026
Haxhiu ngushëllon familjet e dy të rinjve kosovarë që humbën jetën në Shëngjin
22:44 -03/06/2026
Shqipëria mposhtet nga Izraeli
22:16 -03/06/2026
Konjufca ngushëllon familjet e viktimave që humbën jetën në Shëngjin
21:32 -03/06/2026
Kongresisti Self: Kosova në NATO, thelbësore për stabilitetin rajonal
20:39 -03/06/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?