Policia e Kosovës ka njoftuar se një person është arrestuar pasi i njëjti i ka kanosur verbalisht si dhe i ka sulmuar fizikisht tre zyrtarë policorë, me ç’rast këta të fundit kanë pranuar tretman mjekësor.
Në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës thuhet se rasti ka ndodhur të enjten rreth orës 22:30 në rrugën “Nuhi Gashi”, në Podujevë.
Po ashtu bëhet e ditur se i dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi i njëjti i ka kanosur verbalisht si dhe i ka sulmuar fizikisht tre zyrtarët policorë me ç ‘rast kanë pranuar tretman mjekësor. I dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit, është dërguar në mbajtje”, thuhet në raport.


