Policia e Kosovës njofton se një mësimdhënës në një shkollë në Skenderaj ka raportuar në Polici se një nxënës posedon pistoletë.
Lajmi është bërë i ditur në raportin 24-orësh të policisë, ku thuhet se pistoleta ishte me dy fishekë.
I mituri është dërguar në stacionin policor.
“Ankuesi kosovar mësimdhënës në shkollë ka njoftuar se gjatë kontrollit te një nxënës ka gjetur një pistoletë. Njësia policore ka dalë në vendin e ngjarjes, ku e kanë sekuestruar pistoletën së bashku me dy fishekë. I dyshuari (i mitur) është intervistuar në prani të avokatit dhe prindit dhe i njëjti me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në raport.


