Policia e Kosovës njofton se është arrestuar një person në Graçanicë, nën dyshimin se në gjendje të dehur ushtroi dhunë ndaj nënës së tij.
Lajmi u bë i ditur përmes raportit 24 orësh të Policisë, ku thuhet se rasti ka ndodhur të enjten rreth orës 11:35.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi, që në gjendje të dehur ka ushtruar dhunë ndaj nënës së tij viktimës femër kosovare. Viktima ka pranuar tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftim.


