Shërbimi Korrektues i Kosovës e ka pezulluar nga puna një zyrtar të tij, i cili dyshohet për marrje të ryshfetit dhe keqpërdorim të pozitës zyrtare
“ShKK njofton se i njëjti dyshohet se gjatë kryerjes së detyrës ka kryer veprën penale ‘Keqpërdorim i pozitës zyrtare dhe marrje e ryshfetit’”, thuhet në njoftim.
Vendimi për pezullim, sipas ShKK-së, është marrë nga Komisioni Disiplinor dhe se menjëherë janë njoftuar organet kompetente, të cilat janë duke u marrë me rastin.
Masa e pezullimit mbetet në fuqi deri në një vendim tjetër.
“Vendimi për pezullim është marr nga Komisioni Disiplinor i SHKK-së, dhe menjëherë janë njoftuar organet kompetente, të cilat po merren e rastin. Masa e pezullimit mbetet në fuqi deri në një vendim tjetër”, thuhet tutje.


