Një person, i cili kishte tentuar të vetëvritej në lumin e Prizrenit të shtunën, është shpëtuar nga Policia.
Në raportin 24-orësh të Policisë thuhet se viktima është dërguar për trajtim mjekësor.
“Njësit policore deri sa ishin duke patrulluar duke realizuar detyrat e tyre kishin vërejtur se në lum është një person. Të njëjtit kanë ndërhyrë menjëherë dhe kanë arrit ta largojnë dhe shpëtojnë viktimën mashkull kosovar nga aty, si dhe e kanë dërguar për tretman mjekësor”, thuhet në njoftimin e Policisë.
Pas trajtimit mjekësor, viktima është dërguar në Spitalin e Psikiatrisë për tretman të mëtutjeshëm, pasi thuhet se kishte probleme psikike.


