Policia e Kosovës ka njoftuar se është gjetur vajza e cila është lajmëruar si e zhdukur dhe dje publikoi fotografinë e saj e kërkoi ndihmën e qytetarëve për të.
Sipas njoftimit policor pas publikimit tё kёrkesёs pёr bashkёpunim me ndihmёn e qytetarёve ёshtё arritur qё tё gjindet pёrsoni i shpallur i zhdukur: • VIKTORIJA (Gjergj) GOJANI e lindur me 10.05.2003 në Beograd-Serbi.
Policia e Kosovës, Drejtoria Rajonale e Policisё nё Pejё në këtë rast i falënderon tё gjithё qytetarët pёr ndihmën e dhёnё nё gjetjen e personit tё zhdukur dhe i inkurajon ata pёr bashkёpunim edhe nё tё ardhmen.
“Personi i gjetur ёshtё shoqёruar nё Stacionin Policor nё Pejё, e njëjta gjatё intervistimit ka deklaruar se ёshtё duke bashkëjetuar me tё dashurin e saj, ajo deklaron se nuk ka pasur ndonjë presion, e njëjta me vetё deshirё ёshtё kthyer ta bashkëjetoj me tё dashurin e saj. Pёr tё gjithё veprimet e marra ёshtё njoftuar Prokurori i shtetit”, thuhet në njoftimin e Policisë.


