Kompania hulumtuese dhe zhvilluese e minierave me bazë në Mbretërinë e Bashkuar dhe e fokusuar në Europën Juglindore Western Tethyan Resources Ltd (“WTR”) është kompani hulumtuese dhe zhvilluese e minierave me bazë ka njoftuar se ka përfunduar vlerësimin e biznesit për projektin hulumtues dhe minerar të arit Slivova në Kosovë dhe është në pritje të kompletimit të marrëveshjes definitive të përfitimit me Avrupa Minerals Ltd.
Studimi konceptual i projektit të Slivovës i përfunduar gjatë fazës së vlerësimit të biznesit ka sugjeruar për një potencial të një miniere të vogël me opsione të mira menaxhuese të eksploatimit, procesimit, si dhe menaxhimit të mbetjeve. Në nivelin konceptual të përllogaritjes, projekti ka demonstruar shpenzime kapitale të ulëta, shpenzime mesatare të operimit si dhe NPV dhe IRR atraktive.
Si rezultat i studimit pozitiv konceptual, WTR menjëherë ka filluar studimin e Vlerësimit Preliminar
Ekonomik (VPE). Konsulentë me bazë në Londër – Bara Consulting UK dhe Knight Piesold janë angazhuar
për studimin e VPE – së.
Mentor Demi, Drejtor Menaxhues i Western Tethyan Resources deklaroi: “Jemi shumë të kënaqur me përfundimin e suksesshëm të vlerësimit të biznesit në projektin e arit Slivova dhe me përgaditjet për hyrjen në marrëveshjen definitive të përfitimit me Avrupa Minerals Ltd. Qasja jonë sistematike në hulumtim dhe zhvillim të minierave ka rezultuar me konfirmim të resureve me potencial ekonomik dhe konfirmim të potencialit hulumtues për projektin e arit Slivova. Ne mezi presim të ofrojmë njoftime të reja në lidhje me studimin e VPE për projekt, së bashku me rezultatet e tjera hulumtuese, në të ardhmen e afërt.” Thuhet në njoftimin e kompanisë


