Policia e Kosovës njofton se është arrestuar një person në Lipjan, nën dyshimin se pas procedurës gjyqësore të shkurorëzimit edhe pse kishte urdhër mbrojtës, e ka kanosur viktimën.
Lajmi u bë i ditur përmes raportit 24 orësh të Policisë, ku thuhet se rasti ka ndodhur të martën, rreth orës 16:08 dhe është iniciuar si “Mospërfillje e gjykatës”.
“Viktima femër kosovare ka njoftuar se pas procedurës gjyqësore të shkurorëzimit edhe pse ka urdhër mbrojtës, është kanosur nga i dyshuari mashkull kosovar. I dyshuari është arrestuar dhe pas intervistës me vendim të prokurorit dërgohet në mbajtje”, thuhet në njoftim.


