Ekipet e shpëtimit kanë nxjerrë trupa të tjerë nga deti të martën, duke e çuar numrin total të emigrantëve të vdekur në Itali në 65, pasi prokurorët identifikuan kontrabandistët që dyshohet se morën nga 8,000 euro për secilin për t’i çuar nga Turqia në Itali.
Autoritetet kanë dhënë kohë për identifikimin e trupave, pasi shumë familjarë kanë arritur në qytetin Crotone me shpresën se do të gjejnë të dashurit e tyre, disa prej të cilëve erdhën nga Afganistani, raportoi AP.
“Po kërkoj hallën dhe tre fëmijët e saj. Po shohim mundësitë që t’i dërgojmë trupat në Afganistan”, ka thënë Aladdin Mohibzada.
Të paktën 65 persona, 14 prej të cilëve të mitur, vdiqën kur anija e tyre se stërmbushur u përplas dhe u fundos. Tetë mbijetuan, por dhjetëra të tjerë mund të kenë vdekur pasi të mbijetuarit kanë thënë se anija mbante rreth 170 persona kur u largua nga Izmiri javën e kaluar.


