Kryetari i Gjilanit, Alban Hyseni dhe deputeti i Kuvendit të Kosovës, Luan Aliu janë ndaluar pak më parë nga Policia e Serbisë, pasi këta kanë kaluar kufirin për të shkuar në një vizitë në Luginën e Preshevës.
KosovaNews mëson se Hyseni dhe Aliu së bashku edhe me dy zyrtarë tjerë janë ndaluar pasi kanë kaluar pikën kufitare Dheu i Bardhë.
Kryetari i Gjilanit, Alban Hyseni dhe deputeti i Kuvendit të Kosovës, Luan Aliu së bashku me drejtorin e Kadastrit në Gjilan, Bekim Salihu dhe shoferin e kryetarit, Hajrush Bajrami ishin duke shkuar në një vizitë në Luginën e Preshevës.
Ata janë ndaluar nga policia serbe pasi kanë kaluar pikën kufitare Dheu i Bardhe dhe aktualisht po mbahen atje.