Policia e Kosovës ka njoftuar se të dielën ka ndodhur një tentim vrasje në rrugën “Hilmi Rakovica” në Prishtinë.
Sipas raportit 24-orësh të policisë, viktima mashkull kosovar ka raportuar se një i dyshuar, deri më tani i panjohur, ka shtënë 3 herë me armë zjarri në drejtim të tij, por që i njëjti fatmirësisht nuk ka pësuar lëndime.
Në njoftim thuhet se njësitë relevante policore kanë dalë në vendin e ngjarjes ku edhe kanë gjetur e sekuestruar 3 (tre) gëzhoja të plumbave.
Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit dhe rasti vazhdon të hetohet.


