KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Këtë vit pritet stabilizimi i çmimeve dhe ulja e inflacionit
Ekonomi

Këtë vit pritet stabilizimi i çmimeve dhe ulja e inflacionit

Kosova News
Kosova News 11:51 -26/02/2023
Shpërndaje
Shpërndaje

Drejtori ekzekutiv i Odës Ekonomike Amerikane në Kosovë, Arian Zeka kërkon nga qeveria një mekanizëm të centralizuar për dialogim publiko-privat përmes të cilit odat ekonomike do të mund të adresonin shqetësimet e ndërmarrjeve të sektorit privat, pasi që sipas tij, qeveritë nuk janë duke i kushtuar rendësi kësaj çështje.

Drejtori Zeka thekson se misionet diplomatike të Kosovës, kudo që ekzistojnë duhet të avancohen në promovimin e potencialeve për investime dhe eksporte të Kosovës.

Zeka ndër të tjera flet edhe për rritjen e çmimeve, për çka thotë se deri në tremujorin e fundit të këtij viti do të ketë stabilizim të çmimeve.

“Sa i përket inflacionit dhe kostos së jetesës në përgjithësi duket se nuk ka pasur ende një përmirësim përgjatë këtij viti. Ndryshim të vetëm ka pasur tek çmimi i karburanteve, si çmimi i produkteve të energjisë në përgjithësi. Ajo që presim është se deri nga pjesa e tremujorit të fundit të këtij viti të fillojë të ketë një stabilizim të çmimeve të produkteve anë e mbanë botës. Ky është edhe një parashikim i institucioneve financiare ndërkombëtare që deri në fillim të vitit 2024 do të kemi stabilizim të inflacionit ose ulje të inflacionit, i cili ka shënuar rritje të jashtëzakonshme në këto tre vite, nga shpërthimi i pandemisë COVID-19, por edhe nisjes së luftës në Ukrainë”, thekson Zeka.

Zeka thotë se qeveria duhet t’i jap rëndësi më të madhe dialogut publiko-privat.

“Uroj po ashtu që gjatë këtij vit, qeveria t’i kushtojë rendësi më të madhe dialogut publiko-privat, kjo nuk është që është parë si shembull i mirë përgjatë dy viteve të fundit dhe ka nevojë që të shohim një përmirësim shumë më të madh në aspektin e dialogimit me të gjithë hisedarët e rëndësishëm. Natyrisht që qeveria e ka përgjegjësinë më të madhe për drejtimin e vendit, por në demokraci të avancuara roli i hisedarëve jo politik, odave ekonomike, sindikatave e të gjithë të tjerëve është po aq i rëndësishëm, ashtu siç është edhe i profesorëve universitar ose i akademisë në përgjithësi”, thotë në një intervistë për Kosovapress, Zeka.

Ai shprehet se qeveria dhe palët tjera duhet të bëjnë më shumë punë në promovimin e mundësive për investime në vend.

“Përtej kësaj besoj se duhet të gjithë t’i bashkojmë forcat, natyrisht qeveria, duke i prirë këtij procesi, por edhe palët e tjera në promovimin e mundësive për investimin në vend, oferta e vendit për investitorët e huaj nuk është se është promovuar në mënyrën më të mirë të mundshme, as në këto dy vite të kësaj qeverisje por as në të kaluarën. Besoj se këtu duhet të kemi një ndryshim radikal dhe promovim më të madh edhe të mundësive për tërheqjen e investimeve por edhe të promovimit të eksporteve, dhe këtu e shohim një rol më të fuqishëm të diplomacisë ekonomike të vendit. Misionet diplomatike të Kosovës, kudo që ekzistojnë duhet të avancohen për promovim të interesave komerciale të vendit dhe promovim të eksporteve të mundshme por edhe lidhje ose vendosje të kontakteve ndërmjet bizneseve të vendeve ku ata shërbejnë me bizneset kosovare”, thotë mes tjerash Zeka.

Pavarësisht se ka një lëvizje të reformës ligjore, Zeka thekson se Kuvendi duhet ta shqyrtojë më shpejtë dhe t’i jep dritën e gjelbër këtij projektligji, i cili siç thotë ai, do të ishte i rëndësishëm për nxitjen dhe lehtësimin edhe të investimeve të jashtme, por edhe të investimeve të brendshme.

“Presim që qeveria të fokusohet në avancimin e mëtejmë të reformës ligjore që do të ndikonte në përmirësimin e mëtejmë të mjedisit e të bërit biznes e që do ta bënte Kosovën më atraktive edhe për investitorët e jashtëm që është synim i yni i kamotshëm, por natyrisht edhe për nxitjen e investimeve të brendshme. Duket se këtu ka një lëvizje, qeveria tashmë ka miratuar projektligjin për investimet e qëndrueshme që do të zëvendësojë tërë kornizën ekzistuese ligjore, edhe për investimet e huaja por edhe për investimet strategjike, duket se është një ligj shumë më i avancuar. Uroj që Kuvendi i Republikës së Kosovës ta shqyrtojë në periudhë më të shpejtë dhe t’i jep dritën e gjelbër këtij projektligji i cili do të ishte i rëndësishëm për nxitjen dhe lehtësimin edhe të investimeve të jashtme, por edhe të investimeve të brendshme”, shton Zeka.

Gjithashtu lexoni:

KEDS-i punon nesër në rrjet, reduktime në këto lokalitete

Thaçit i vazhdohet paraburgimi deri në korrik

Dita e 14-të. Pas 3 orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin në rrugët e Tiranës

​Nga sheshi “Skënderbej” te Kryeministria, qytetarët në Tiranë ringrenë zërin kundër ndërtimit në Zvërnec

Kontrabandë me katër migrantë nga Pakistani, arrestohen të dyshuarit

Kosova News 26/02/2023 26/02/2023
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
11°C
Pristina
clear sky
13° _ 11°
83%
1 km/h
Sun
26 °C
Mon
26 °C
Tue
25 °C
Wed
28 °C
Thu
25 °C

Lajmet e Fundit

Kupa e Botës 2026, vidhen pajisjet e kombëtares së Anglisë në Kansas City. Policia bën dy arrestime
23:38 -13/06/2026
Një rrugë në Kanada merr emrin “Dardania Drive”
23:34 -13/06/2026
Ndalet Zvicra, Katari merr pikën e saj të parë historike
23:30 -13/06/2026
73-vjeçarja e goditur nga automjeti në Mitrovicë në gjendje të rëndë, flasin nga QKUK-ja
23:28 -13/06/2026
KEDS-i punon nesër në rrjet, reduktime në këto lokalitete
23:24 -13/06/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?