KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Rashiq para gazetarëve ndërkombëtarë: Serbët e Kosovës kanë problem me Vuçiqin
Politikë

Rashiq para gazetarëve ndërkombëtarë: Serbët e Kosovës kanë problem me Vuçiqin

Kosova News
Kosova News 09:54 -25/02/2023
Shpërndaje
Shpërndaje

Mbi dhjetë gazetarë ndërkombëtarë me rastin 15-vjetorit te pavarësisë vizituan Kosovën, përfaqësues këta te mediave botërore, anëtarë të Asociacionit të Gazetarëve të Huaj në Zvicër dhe Litenshtajn (APES).

Pas një sërë vizitash dhe takimesh me krerët e institucioneve vendore dhe ndërkombëtare, delegacioni i gazetarëve ndërkombëtarë nga Gjeneva janë pritur në takim edhe nga Ministri për Komunitete dhe Kthim në Qeverinë e Kosovës Nenad Rashiq.

Ministri për Komunitete dhe Kthim i Qeverisë së Kosovës, Nenad Rashiq, ka paralajmëruar kthimin e afërt të serbëve në zonat urbane.

Rashiq ka theksuar se kthimi në qytetet e Kosovës ka qenë iniciativë e kryeministrit Albin Kurti.

I pyetur nga gazeta zvicerane Le Canton27.ch për marrëdhëniet mes shqiptarëve dhe serbëve ministri Rashiq është përgjigjur se “Se situata politike dhe ekonomike në Kosovë është stabile. Përveç asaj në veri të Kosovës ku herë pas here ka provokime dhe tensionime të gjendjes ku falë angazhimit të qeverisë dhe komunitetit ndërkombëtar sidomos BE-dhe SHBA-ve ajo po c’tensionohet. Kosova po ashtu ka shënuar progres në luftën kundër korrupsionit dhe kundër krimit të organizuar. Sa i përket marrëdhënieve mes komuniteteve, ne këtë rast mes serbëve dhe shqiptarëve ato janë shumë të mira. Ne fakt me serbët në Kosovë nuk kemi problem me shqiptarët por me Vuçiqin i cili po përpiqet të manipuloj me ne, përmes disa bandave kriminale në veri. Thënë shkurt qeveria e Beogradit, në veçanti Vuçiq po bën fushatë me ne për interesa të veta për të vazhduar pushtetin përmes destabilitetit në rajon”.

I pyetur rreth Asociacionit të Komunave Serbe në Kosovë në vazhdim ministri Rashiq para gazetarëve botëror ka thënë se “marrëveshjet nuk mund të injorohen dhe nuk mund të zhbëhen sepse, asociacioni në fjalë është themeluar me bekimin e krerëve të shtetit para dhjete vitesh ne Bruksel. Në këtë kontekst, themelimi i Asociacionit është paraparë me Marrëveshjen e Brukselit të vitit 2013, të arritur mes Kosovës dhe Serbisë. Dy vjet më vonë, të dyja palët janë pajtuar edhe për parimet për themelimin e tij”.

Gjithashtu lexoni:

Kurti: AKI ka treguar efikasitet të jashtëzakonshëm në mbrojtjen e shtetit

Murati: Opozita po vazhdon të mos e kryejë obligimin kushtetues

Basha: Matja me Kurtin është në votën për qeverinë, jo në Kuvend

Haxhiu: Kushtetuesja duhet të veprojë sa më parë

Dështon edhe këtë herë konstituimi i Kuvendit

Kosova News 25/02/2023 25/02/2023
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
17°C
Pristina
clear sky
18° _ 15°
77%
2 km/h
Sat
29 °C
Sun
29 °C
Mon
25 °C
Tue
25 °C
Wed
25 °C

Lajmet e Fundit

Kurti: AKI ka treguar efikasitet të jashtëzakonshëm në mbrojtjen e shtetit
15:17 -07/06/2025
Ushtarët letonezë kryejnë patrulla të koordinuara me Policinë e Kosovës
14:32 -07/06/2025
FSHF: Hyrja në stadium bëhet vetëm me biletë personale
13:40 -07/06/2025
Shqipëri-Serbi në ‘Air Albania’, apeli i policisë për tifozët
13:18 -07/06/2025
Murati: Opozita po vazhdon të mos e kryejë obligimin kushtetues
12:53 -07/06/2025
Follow US
© KOSOVANEWS -TË GJITHA TË DREJTAT E REZERVUARA

[email protected]

[email protected]

046 100 004


Made by: V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?