Një person ka vdekur si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur të premten në fshatin Hodonovc të Kamenicës.
Policia e Kosovës e ka konfirmuar këtë dhe ka bërë të ditur se njësitet e trafikut të Policisë janë në vendin e ngjarjes.
Sipas Policisë në këtë aksident kanë qenë të përfshira dy automjete.


