Në zonën ku kufizimi i shpejtësisë është 80 km/h identifikohet shoferi duke drejtuar mjetin me shpejtësi 175 km/h dhe i njëjti person e ka drejtuar automjetin në kohën kur paraprakisht e ka pasur të ndaluar.
Policia e Kosovës njofton se personi në fjalë është gjobitur me 300 € dhe për 3 muaj i është vazhduar ndalimi drejtimit të mjetit me veprim motorik.
Tutje nga Policia thuhet se do të vazhdojnë me ndërmarrjen e masave dhe veprimeve policore ndaj kundërvajtësve të ndryshëm të cilët rrezikojnë sigurinë në trafikun rrugor.




