KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Kundërthëniet e Avdullah Hotit me veten e tij vetëm brenda 48 orëve të fundit  
Politikë

Kundërthëniet e Avdullah Hotit me veten e tij vetëm brenda 48 orëve të fundit  

Kreshnik Llabjani
Kreshnik Llabjani 10:48 -23/02/2023
Shpërndaje
Shpërndaje

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Avdullah Hoti gati çdo ditë ka ndonjë kritikë dhe mandej tek-tuk edhe ndonjë kërkesë për Qeverinë e Kosovës. Vetëm këto ditët e fundit Hoti ka kritikuar ekzekutivin se ka rritur shumë subvencionet, ndërsa tha se ato janë shenjë e varfërisë.

Më saktësisht vetëm para 48 orësh, më 21 shkurt 2023, Hoti kishte thënë se rritja e subvencioneve nga ana e Qeverisë së Kosovës dhe zvogëlimi i investimeve është shenjë e varfërisë.

“Nuk ka zhvillim ekonomik me subvencione e transfere. Rritja e subvencioneve dhe transfereve është shenjë varfërie”, tha ekonomisti i LDK-së, Avdullah Hoti, që për një kohë ishte edhe kryeministër i vendit, deri kur Gjykata Kushtetuese, vlerësoi se mori mandatit kundërligjshëm.

Avdullah Hoti kritikon Qeverinë, kërkon uljen e subvencioneve dhe rritjen e investimeve

Mirëpo deputeti Hoti duket se i ka harruar kritikat e dy ditëve më parë.

Nga konstatimi se subvencionet janë shenjë e varfërisë dhe kërkesës për uljen e tyre dhe rritjen e investimeve, ai sot i ka kërkuar Qeverisë që urgjentisht të rrisë subvencionet në sektorin e bujqësisë.

Sipas tij çmimet për farëra, plehra, pesticide dhe ushqim të kafshëve janë rritur mesatarisht me 21% dhe për këtë arsye duhet të rriten edhe subvencionet.

“Nëse nuk rriten subvencionet, kjo çon në më pak ara të punuara e më pak ferma. Ministria e Bujqësisë urgjentisht të rrisë subvencionet: për hektar të kulturave bujqësore, për krerë të bagëtive dhe për litër qumështi”, ka shkruar Hoti në Facebook.

Hoti i kërkon Qeverisë që urgjentisht të rrisë subvencionet  

Gjithashtu lexoni:

Kurti: AKI ka treguar efikasitet të jashtëzakonshëm në mbrojtjen e shtetit

Murati: Opozita po vazhdon të mos e kryejë obligimin kushtetues

Basha: Matja me Kurtin është në votën për qeverinë, jo në Kuvend

Haxhiu: Kushtetuesja duhet të veprojë sa më parë

Dështon edhe këtë herë konstituimi i Kuvendit

Kreshnik Llabjani 23/02/2023 23/02/2023
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
21°C
Pristina
clear sky
26° _ 21°
62%
6 km/h
Sat
21 °C
Sun
32 °C
Mon
25 °C
Tue
26 °C
Wed
26 °C

Lajmet e Fundit

Mbyllet pa gola ndeshja e madhe  Shqipëri-Serbi, vetëm barazim për kuqezinjtë
22:48 -07/06/2025
Mbyllet pjesa e parë  pa gola në “Air Albania” – Shqipëria e humbi penalltinë në minuten e fundit
21:43 -07/06/2025
Kurti: AKI ka treguar efikasitet të jashtëzakonshëm në mbrojtjen e shtetit
15:17 -07/06/2025
Ushtarët letonezë kryejnë patrulla të koordinuara me Policinë e Kosovës
14:32 -07/06/2025
FSHF: Hyrja në stadium bëhet vetëm me biletë personale
13:40 -07/06/2025
Follow US
© KOSOVANEWS -TË GJITHA TË DREJTAT E REZERVUARA

[email protected]

[email protected]

046 100 004


Made by: V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?