KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Plenkovic: Propozimi franko-gjerman do të çojë pothuajse në njohje “de facto”
Politikë

Plenkovic: Propozimi franko-gjerman do të çojë pothuajse në njohje “de facto”

Kosova News
Kosova News 17:53 -22/02/2023
Shpërndaje
Shpërndaje

Kryeministri i Kroacisë, Andrej Plenkovic në një debat të organizuar nga “Atlantic Council” ka folur për dialogun në mes të Kosovës dhe Serbisë dhe propozimin franko-gjerman.

Ai ka thënë se është duke u bërë një përpjekje nga Franca dhe Gjermania por edhe nga shtetet e tjera të QUINT-it që të zvogëlohen tensionet dhe të shkohet drejt asaj që pothuajse do të jetë një njohje “de facto” e Kosovës nga Serbia.

Ai ka thënë se kjo është forma për të lëvizur përpara dhe për të hequr nga tavolina tema të cilat në vazhdimësi krijojnë tensione në veri të Kosovës.

“Nesër do të jetë 15 vjetori kur Kroacia njohu Kosovën, është kohë e gjatë. Ju e dini që pesë vende ende nuk e kanë njohur. Çfarë kemi parë nga përpjekjet e Francës dhe Gjermanisë dhe disa shtete të tjera që janë pjesë e QUINT, është një përpjekje për të lëvizur gjërat përpara për të zvogëluar tensionet dhe të bëhet përpjekje të shkohet drejt asaj që është pothuajse një njohje ‘de facto” e cila herët apo vonë do të jetë formalisht në tavolinë. Kjo është mënyra për të lëvizur përpara për të hequr nga tavolina çështje që nxisin disa tensione në veri të Kosovës”, ka thënë Plenkovic.

Ai ka thënë se në rajonin e  Ballkanit Perëndimor duhet më shumë stabilitet dhe se tensionet do të ishin gjëja e fundit që Perëndimi do të donte.

“Unë besoj që ne si BE kemi nevojë për stabilitet në rajon. Kemi mjaftueshëm destabilitet nga agresion rus në Ukrainë. Duhet të jemi vigjilent dhe të kujdesshëm për stabilitetin në Ballkan.  Sepse është gjëja e fundit që Perëndimi do të donte, një konflikt tjetër në rajon”, ka shtuar tutje kryeministri kroat.

Ai ka potencuar se nga kontaktet që ka pas me Prishtinën dhe Beogradin, ka përshtypjen se tashmë ka një qasje më pozitive për propozimin franko-gjerman se sa kur ishte prezantuar në fillim.

“Përshtypja ime është se ka më shumë sinjale pozitive për propozimin franko-gjerman se sa kur ishte publikuar në fillim. Kjo është përshtypja që kam nga kontaktet me Beogradin dhe Prishtinë”, ka thënë kreu i Qeverisë së Kroacisë.

Gjithashtu lexoni:

Statovci: Me këtë fuqi që ka, NISMA s’mund ta marrë kryetarin e kuvendit

Murati: Opozita po pengon rritjen e kapaciteteve në KEK

Kurti uron ShBA-në: Qoftë e përhershme aleanca e shteteve tona dhe miqësia e ngushtë e popujve tanë

LDK-ja dorëzon në orën 14:30 lëndën në Kushtetuese për komisionin për votim të fshehtë

Osmani: Nëse s’ka konstituim të kuvendit brenda 30-ditësh do të ketë pasoja juridike

Kosova News 22/02/2023 22/02/2023
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
17°C
Pristina
clear sky
18° _ 17°
51%
1 km/h
Fri
36 °C
Sat
35 °C
Sun
38 °C
Mon
37 °C
Tue
34 °C

Lajmet e Fundit

Statovci: Me këtë fuqi që ka, NISMA s’mund ta marrë kryetarin e kuvendit
14:30 -04/07/2025
Vetëvrasja e një personi në qendrën e paraburgimit në Suharekë, suspendohen rreshteri dhe dy policë
14:04 -04/07/2025
Murati: Opozita po pengon rritjen e kapaciteteve në KEK
13:59 -04/07/2025
Kurti uron ShBA-në: Qoftë e përhershme aleanca e shteteve tona dhe miqësia e ngushtë e popujve tanë
13:33 -04/07/2025
Rrokulliset një autobus në Gjermani, 23 të plagosur rëndë
13:03 -04/07/2025
Follow US
© KOSOVANEWS -TË GJITHA TË DREJTAT E REZERVUARA

[email protected]

[email protected]

046 100 004


Made by: V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?