Dhomat e Specializuara të Gjykatës Speciale në Hagë kanë bastisur të mërkurën banesën e Adil Behramajt, ish-këshilltarit të ish-presidentit Hashim Thaçi.
Zyra e Prokurorit të Specializuar nuk ka pranuar të komentojë rastin, ndërsa Policia e Kosovës e ka bllokuar një hyrje të objektit ku banon Behramaj.
Në vendin e ngjarjes shihen pjesëtarë të Policisë së Kosovës, ndërsa ka edhe pjesëtarë nga Gjykata Speciale.
Ata shihen të maskuar deri sa qëndrojnë te banesa ku po bëhen bastisje.

Hashim Thaçi është një nga ish-krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës që po akuzohen nga Specialja për krime lufte.

