KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Lista e shteteve nga mori telegrame urimi prej liderëve të shteteve presidentja Osmani me rastin e 15 vjetorit të Pavarësisë
Politikë

Lista e shteteve nga mori telegrame urimi prej liderëve të shteteve presidentja Osmani me rastin e 15 vjetorit të Pavarësisë

Kosova News
Kosova News 13:55 -22/02/2023
Shpërndaje
Shpërndaje

Për nder të 15- vjetorit të Pavarësisë së Republikës së Kosovës, krahas letrave të shteteve të QUNIT-it, si SHBA, Franca, Gjermania, Mbretëria e Bashkuar, Italia, etj, presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani ka pranuar letra urimi edhe nga homologët e saj nga Shqipëria, Maqedonia e Veriut, Sllovenia, Bullgaria dhe Mali i Zi.

Në letrën e urimit, Presidenti Begaj ka theksuar se vlerat kombëtare dhe marrëdhëniet vëllazërore e shumë dinamike janë në themel të bashkëpunimit të të dy shteteve.

“Kosova sot është jo vetëm një realitet i pakthyeshëm politik, por edhe një kontribuuese aktive për paqen dhe stabilitetin në rajonin tonë, që në koordinim e bashkëpunim të ngushtë me aleatët më të mirë të shqiptarëve, Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimin Evropian, po konsolidon dita-ditës institucionet e saj demokratike dhe po zgjeron bashkëpunimin me organizatat ndërkombëtare e ato rajonale”, thuhet në telegramin e presidentit Begaj.

Presidenti i Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovksi, ka theksuar në letrën e tij se Kosova në 15 vjetorin e pavarësisë, tejkaloi shumë sfida.

“Gjej rastin të shpreh kënaqësinë time për marrëdhëniet miqësore mes dy vendeve tona, me bashkëpunimin e zgjeruar në të gjitha fushat me interes të ndërsjellë, i cili kam besimin se do të vazhdojë me intensitet të shtuar, me mbështetjen reciproke dhe shkëmbimin e përvojave në funksion të arritjes së synimeve tona strategjike për integrimin e plotë të dy shteteve tona në familjen evropiane”, thuhet në telegramin e presidentit Pendarovski.

Edhe presidentja sllovene, Nataša Pirc Musar ka uruar presidenten Osmani duke e përgëzuar për përparimin e Kosovë, duke premtuar mbështetje të mëtejme.

“Sllovenia do të vazhdojë të ndihmojë Kosovën në rrugën drejt sigurimit të progresit të reformave të nevojshme anëtarësimin në integrimin euroatlantik”, thuhet në letrën e urimit të presidentes Musar.

Presidenti i Malit të Zi, Milo Đukanović, në letrën e urimit ka potencuar se vizioni euroatlantik i të dy shteteve dhe vlerat e përbashkëta janë garanci e fuqizimit të marrëdhënieve fqinjësore ndërmjet të dy shteteve.

Në letrën e urimit të presidentit bullgar Rumen Radev, raportet ndërshtetërore me Kosovën janë vlerësuar si tejet miqësore.

“Vendi ynë ka qenë gjithmonë ndër përkrahësit më aktivë të ndërtimit të shtetit demokratik dhe multietnik të Kosovës dhe njohjes ndërkombëtare të tij. Shfrytëzoj rastin t’ju siguroj se do të vazhdojmë të mbështesim integrimin e Kosovës në organizatat ndërkombëtare dhe rajonale dhe jam i bindur se kemi një të ardhme të përbashkët në familjen evropiane”, thuhet në telegramin e presidentit Radev.

Presidentja Osmani pranon telegrame urimi nga liderë të ndryshëm botëror me rastin e 15 vjetorit të Pavarësisë së Republikës së Kosovës

Lista e vendeve nga erdhën telegrame urimi për presidenten Vjosa Osmani:

Shtetet e Bashkuara

France

Gjermania

Mbretëria e Bashkuar

Italia

Shqipëria

Turqia

Austria

Australia

Belgjika

Bullgaria

Finlanda

Emiratet e Bashkuara Arabe

Holanda

Hungaria

Katari

Kuvajti

Letonia

Luksemburgu

Mali i Zi

Malta

Maqedonia e Veriut

Arabia Saudite

Senegali

Sllovenia

Suedia

Tailanda

Org. Frankofonisë

Org. FES

Partia FORCA

Lëvizja Qytetare Perspektiva

Listën e plotë të letrave me testet e tyre mund ta gjeni në këtë vegzën më poshtë:

Letrat-e-urimit-për-Ditën-e-Pavarësisë-së-Republikës-së-KosovësDownload

Gjithashtu lexoni:

Bedri Hamza zyrtarizon kandidaturën e Arian Tahirit për kryetar të Mitrovicës

Komandanti i KFOR-it: Tensionet në veri dëshmojnë nevojën për dialog të sinqertë ndërmjet Kosovës dhe Serbisë

Kurti, në Samitin e liderëve të BE-së dhe Ballkanit Perëndimor për Planin e Rritjes

Rama për Hajrulla Çekun: Nuk e duan as anëtarët e VV-së në Prishtinë

KQZ hap aplikimin për certifikimin e kandidatëve për zgjedhjet lokale të 12 tetorit

Kosova News 22/02/2023 22/02/2023
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
30°C
Pristina
scattered clouds
30° _ 30°
39%
4 km/h
Mon
32 °C
Tue
32 °C
Wed
32 °C
Thu
35 °C
Fri
37 °C

Lajmet e Fundit

Bedri Hamza zyrtarizon kandidaturën e Arian Tahirit për kryetar të Mitrovicës
19:25 -30/06/2025
Komandanti i KFOR-it: Tensionet në veri dëshmojnë nevojën për dialog të sinqertë ndërmjet Kosovës dhe Serbisë
18:52 -30/06/2025
Kurti, në Samitin e liderëve të BE-së dhe Ballkanit Perëndimor për Planin e Rritjes
18:31 -30/06/2025
Rama për Hajrulla Çekun: Nuk e duan as anëtarët e VV-së në Prishtinë
18:25 -30/06/2025
Botërori i Klubeve 2029 mund të mbahet në Katar
18:20 -30/06/2025
Follow US
© KOSOVANEWS -TË GJITHA TË DREJTAT E REZERVUARA

[email protected]

[email protected]

046 100 004


Made by: V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?