KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Rizvanolli: Ndërmarrjet publike i gjetëm në kolaps ndërsa edhe përkundër vështirësive ato kanë filluar të rimëkëmben  
Ekonomi

Rizvanolli: Ndërmarrjet publike i gjetëm në kolaps ndërsa edhe përkundër vështirësive ato kanë filluar të rimëkëmben  

Kosova News
Kosova News 16:36 -21/02/2023
Shpërndaje
Shpërndaje

Sot është mbajtur mbledhja  e komisionit për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti, ku ministrja Rizvanolli shpalosi raportin e ndërmarrjeve publike qendrore për vitin 2021

Rizvanolli tha se qeverisja e re e cila mori detyrën në vitin 2022, ndërmarrjet publike i gjeti në gjendje të rëndë financiare, e të cilat ishin pa plane e pa struktura organizative.

“Ne si qeveri kemi marrë detyrë më 2022 me ç’rast ndërmarrjet publike i kemi gjet në gjendje të rëndë financiare në përgjithësi, pa plane e pa struktura organizative që u shërbejnë afarizmit me kontrata të këqija, shpenzime të pakontrolluara dhe të hyra të pasigurta”, tha ministrja.

Ajo shtoi se me fillimin e qeverisjes, janë marrë veprime të menjëhershme për t’i përkrahur ndërmarrjet dhe për të kërkuar llogari prej tyre, aty ku ka pasur nevojë janë shkarkuar borde të drejtorëve dhe janë emëruar borde të reja ku shumicat prej tyre kanë qenë pa borde.

“Aty ku ka qenë e nevojshme kemi shkarkuar borde të drejtorëve dhe kemi emëruar borde të reja megjithatë shumicat e ndërmarrjeve kanë qenë pa borde kështu që kemi emëruar borde të përkohshme dhe pastaj udhëhequr procedura rekrutimi për borde të reja përmes konkursit”.

Ministrja Rizvanolli theksoi se janë caktuar objektiva të kapshme për secilën ndërmarrje dhe kanë kushtëzuar ndihmën e qeverisë me veprime konkrete për vendosjen e ligjshmërisë, zvogëlimin e shpenzimeve, të hyrave dhe fillimin e proceseve të ristrukturimit.

Rizvanolli ndër tjera foli edhe për angazhimin e punëtorëve të rinj në ndërmarrjet qendrore, ajo tha se këto ndërmarrje kanë angazhuar 11 mijë e 92 punëtorë gjate periudhës raportuese dhe kanë mbyllur vitin 2021 me fitim financiar prej 21. 5 milionë eurove për dallim nga viti paraprak (2020) që kishte përfunduar me humbje financiare prej 2.7 milionë euro.

Gjatë vitit 2021, Qeveria e Kosovës u ka ndarë ndërmarrjeve publike qendrore mbi 22 milionë euro subvencione për mbulimin e shpenzimeve operative dhe për investime kapitale.

Sipas raportit të ministrisë, KEK-u ka dalë ndërmarrja më fitimprurëse falë prodhimit rekord të energjisë, kompanitë e ujësjellësit kanë operuar duke kryer investime kapitale dhe duke zgjeruar operimin në shërbim të qytetarëve, edhe kompania për menaxhimin e deponive po ashtu ka pasur performancë pozitive financiare.

Sa i përket humbjeve, Telekomi dhe posta janë ato që gjatë vitit 2021 kanë pasur rënie për shkak të detyrimeve të trashëguara e që vazhdojnë të operojnë me humbje duke pas parasyshë faktin e pagesës së 10 milionë eurove ndaj kompanisë Z-Mobile, mirëpo tani janë zvogëluar dhe në të dy këto ndërmarrje tani shihen rezultatet të prekshme në reforma strukturore, në shkurtimin e shpenzimeve dhe në rritjen e të hyrave, raporton KosovaNews.

Tjetra ndërmarrje e cila ka operuar me humbje është edhe ajo e transportit transportit, për shkak të një ndërtimi të linjës hekurudhore drejt Maqedonisë së Veriut, por Rizvanolli tha se pritet të rikthehet pozicioni i tyre gjatë viteve në vijim.

Ndërkaq, ndërmarrja Iber Lepenc ka mbyllur vitin 2021 me fitim operativ por me humbje neto për shkak të zhvlerësimit të aseteve.

Viti 2021 ka qenë sfidues për Trepçen, si pasojë keqpërdorimit ndër vite dhe teknologjisë së stërvjetuar, por sipas ministres së ekonomisë, një udhëheqje e re tani ka filluar ta këndellë ndërmarrjen duke shkurtuar shpenzimet operative, duke rritur të hyrat dhe duke vendosur rend dhe disiplinë në punë, ndërmarrja tani po bëhet gati për një ristrukturim dhe investime kapitale në makineri të minierave.

Rizvanolli paraqiti në Komision edhe disa raste të përmirësimit të përformancës që kanë të bëjnë me rritjen e prodhimit, të hyrave, uljen e borxheve të telekomi dhe trepcja.

Ajo tha se janë dorëzuar dhjetëra raste në polici e prokurori duke përfshirë Telekomin, Trepçen, Iber Lepencin, KRU Prishtinën, ku dhe është rritur transparenca.

Tutje tha se gjatë vitit 2021 janë publikuar pesë herë më shumë dokumente të Ministrisë së Ekonomisë në lidhje me ndërmarrje publike në vitin paraprak.

Disa të arritura të tjera janë edhe hapja e terminalit doganor në Trepçë në pronësi publike i cili ofron shërbime për bizneset me tarifa me të ulëta dhe mundëson shfrytëzimin më të mirë të fuqisë punëtore dhe sjell të hyra shtesë për Trepçen.

“Trepëa ka arritur të siguroj kontrata më të mira për koncentratin e plumbit dhe zinkut dhe ka rritur prodhimin mbi 30% nga 150 në 250 mijë ton xeher, ka ulur humbjet nga mbi 40 milionë në më pak se 2 milionë dhe ka filluar të ndërmarrë masa ndaj uzurpimeve të pronave duke përfshirë dërgimin e 11 rasteve në prokurori dhe kërkesave mbi 2 milionë përfitime të humbura” theksoi ajo.

Tek Telekomi ka filluar ristrukturimi qysh në vitin 2021 dhe në vitin 2022 kanë filluar të shihen rezultatet më të mëdha.

Gjatë vitit 2021 janë emëruar 6 borde të rregullta përfshire Telekomin  e Kosovës, bordin e Kosovës, Trepçen, KEK-un, hekurudhat e Kosovës dhe KRU hidromoraven.

Një ndër të arriturave tjera është edhe ajo e  bordeve të emëruara gjatë këtij viti ku ka pasur pjesëmarrje rekorde të grave në borde të përkohshme dhe të rregullta, ku me 45% të të emëruarve në borde të drejtoreve kanë qenë gra.

Ndër të tjera, Rizvanolli bëri të ditur se për herë të parë gjatë vitit 2021 ka filluar raportimi i rregullt i ndërmarrjeve publike në mënyrë periodike në baza tremujore te Ministria e Ekonomisë dhe e Financave.

Gjithashtu lexoni:

Cakolli: Me votat e diasporës, VV-ja mund të shkojë në rreth 46%, PDK-ja në 21-22%, LDK-ja deri në 19%, AAK-ja nën 6%

Publikohen çmimet, nafta 1.54 €, benzina 1.41 €

Edhe në rigjykim, Murat Dernjani dënohet me 20 vjet burgim për krime kundër njerëzimit

Aliu: Shtimja i dha mbi 50% mbështetje Albin Kurtit dhe Lëvizjes Vetëvendosje

Vetëvendosje fiton Kaçanikun, asnjë qendër s’e fiton PDK-ja!

Kosova News 21/02/2023 21/02/2023
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
15°C
Pristina
clear sky
15° _ 15°
78%
1 km/h
Tue
28 °C
Wed
29 °C
Thu
27 °C
Fri
19 °C
Sat
19 °C

Lajmet e Fundit

Numërohen 10 për qind e votave, këta janë 10 më të votuarit e VV-së
22:59 -08/06/2026
Gërvalla: Hapet konsultimi publik për Byronë e Pasurisë
21:55 -08/06/2026
Ndalohet në Bërnjak një veturë me targa serbe, pasagjerit i gjenden rreth 30 mijë euro
21:53 -08/06/2026
Rama për Reuters: Shqipëria do të vazhdojë ndërtimin e resortit luksoz, pavarësisht protestave
20:55 -08/06/2026
Ushtruesja e detyrës së shefit të Zyrës BE-së në Prishtinë uron Kurtin, kërkon formim të shpejtë të institucioneve
20:12 -08/06/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?