Skandali që shpërtheu në SHBA me arrestimin e ish-drejtorit të FBI-së Mcgonigal që dyshohet për lidhje me oligarkë rusë në Kosovë ka filluar të jetë në qendër të vëmendjes pas publikimit të fotografive të ish agjentit me ish-Ambasadoren Vlora Çitaku.
Pas deputetit të LVV-së Artan Abrashi edhe deputeti i po të njejtës parti Arbër Rexhaj ka thënë se gjatë ditës së djeshme u publikuan dy fotografi të ish-ambasadores dhe nënkryetares së PDK-së Vlora Çitaku me ish- agjentin e FBI-së Charles McGonigal dhe nuk kanë marrë sqarimet e duhura se a kishte takime të tjera publike ose jo publike?
Ish- agjenti Charles McGonigal përveç lidhjeve me oligark rusë po akuzohet nga organet ndjekëse në SHBA edhe për lidhjet e tij me eksponent të politikës në Shqipëri dhe Kosovë nga ku thuhet se ka marrë qindra mijëra dollarë për përfitime personale në këmbim të shtyrjes së agjendave politike dhe dëmtimin karshi SHBA-së të rivalëve politikë të kryeministrit Edi Rama. Sipas Prokurorisë Federale të SHBA-së Mcgonigal dyshohet se jo zyrtarisht është takuar edhe me politikanë nga Kosova, takime të cilat nuk i ka raportuar në Departamentin e Shtetit.
Deputeti Arbër Rexhaj ka thënë se bëhet fjalë për një hulumtim ku thuhet se edhe politikanë nga Kosova kanë dhënë para dhe po ashtu dihet edhe konteksti i zhvillimeve të mëdha politike në Kosovë e aventurave për ndarjen e Kosovës dhe për këtë Vlora Çitaku e PDK duhet të deklarohen për këto pyetje?


