KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Sergiy Maslichenko emërohet drejtor i ri i Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH) në Kosovë
Ekonomi

Sergiy Maslichenko emërohet drejtor i ri i Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH) në Kosovë

Kosova News
Kosova News 14:18 -21/02/2023
Shpërndaje
Shpërndaje

Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH) ka emëruar Sergiy Maslichenko si Drejtor të saj në Kosovë.

Ai do të drejtojë operacionet e Bankës nga Prishtina, ku BERZH ka investuar rreth 600 milionë euro që nga fillimi i operacioneve të saj në Kosovë në vitin 2012.

Në komunikatën për media të BERZH-it, Sergiy Maslichenko ka punuar për BERZH-in në Kiev, Ukrainë, në vitet 2007-2019 në fushën e efiçiencës së energjisë dhe ndryshimeve klimatike, duke menaxhuar reformën e politikave dhe projektet e investimeve.

Në dy vitet e tij të fundit në këtë departament, ai shërbeu si drejtor i bordit të Fondit të Gjelbër për Rritje. Në periudhën 2019-2020 ka shërbyer si Zëvendës Ministër i Energjisë dhe Mjedisit i Ukrainës, dhe më vonë ka themeluar dy platforma financimi për klimën.

Kthimi i Sergiy në BERZH dhe emërimi në Kosovë vijnë në kohën kur investimet e Bankës në Kosovë po fokusohen gjithnjë e më shumë në energjinë e gjelbër dhe dekarbonizimin e ekonomisë. Vitin e shkuar, 80 për qind e investimeve vjetore të Bankës, që kapën vlerën 91 milionë euro, ishin të dedikuara për energji të gjelbër, efiçiencë të energjisë në ndërtesa, linja të kreditit për NVM për investime në efiçiencën e energjisë dhe projekte të tjera të tranzicionit me karbon të ulët.

Së fundi, rreth një e treta e konsumit të përgjithshëm në Kosovë plotësohet nga energjia e ripërtërishme, duke përfshirë hidro, erë dhe solar, dhe biomasë.

Sergiy Maslichenko tha: “Jam shumë i nderuar të udhëheq punën e rëndësishme të BERZH-it në Kosovë – një vend i ri me potencial të lartë. Mezi pres të punoj së bashku me Qeverinë e Kosovës, komunitetin e biznesit dhe shoqërinë civile për të mbështetur rritjen ekonomike të vendit, ndërtimin e një ekonomie të gjelbër dhe reziliente dhe forcimin e integrimit rajonal dhe investimeve të huaja.”

Udhëheqësi i mëparshëm i BERZH-it në Kosovë, Neil Taylor, i cili e mbajti këtë pozitë për pesë vjet, ka kaluar në një pozitë në selinë e BERZH-it në Londër duke u fokusuar në transformimin organizativ.

Strategjia aktuale e BERZH-it për Kosovën, e miratuar në janar 2022, fokusohet në zhvillimin e sektorit privat, kalimin në ekonominë e gjelbër dhe forcimin e integrimit dhe lidhshmërisë rajonale.

Gjithashtu lexoni:

Një rrugë në Kanada merr emrin “Dardania Drive”

KEDS-i punon nesër në rrjet, reduktime në këto lokalitete

Panairi në Lucernë/ Kusari-Lila prezanton mundësitë e investimeve në Kosovë

VV-ja shkon në 51 ulëse, e pëson AAK-ja

Osmani i ankohet TRT-së së Erdoganit: Nuk tolerohet askush që dëshiron ta kontrollojë gjithçka

Kosova News 21/02/2023 21/02/2023
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
11°C
Pristina
clear sky
13° _ 11°
83%
1 km/h
Sun
26 °C
Mon
26 °C
Tue
25 °C
Wed
28 °C
Thu
25 °C

Lajmet e Fundit

Kupa e Botës 2026, vidhen pajisjet e kombëtares së Anglisë në Kansas City. Policia bën dy arrestime
23:38 -13/06/2026
Një rrugë në Kanada merr emrin “Dardania Drive”
23:34 -13/06/2026
Ndalet Zvicra, Katari merr pikën e saj të parë historike
23:30 -13/06/2026
73-vjeçarja e goditur nga automjeti në Mitrovicë në gjendje të rëndë, flasin nga QKUK-ja
23:28 -13/06/2026
KEDS-i punon nesër në rrjet, reduktime në këto lokalitete
23:24 -13/06/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?