KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Putini jep urdhër për vendosjen e raketave të reja bërthamore në gjendje gatishmërie
Botë

Putini jep urdhër për vendosjen e raketave të reja bërthamore në gjendje gatishmërie

Kosova News
Kosova News 13:46 -21/02/2023
Shpërndaje
MOSCOW REGION, RUSSIA - AUGUST 12, 2021: Russia's President Vladimir Putin is seen in his office in the Novo-Ogaryovo residence during a videoconference meeting with the acting head of Russia's Republic of Tuva, Khovalyg. Alexei Nikolsky/Russian Presidential Press and Information Office/TASS Ðîññèÿ. Ìîñêîâñêàÿ îáëàñòü. Ïðåçèäåíò Ðîññèè Âëàäèìèð Ïóòèí âî âðåìÿ âñòðå÷è â ðåæèìå âèäåîêîíôåðåíöèè ñ âðåìåííî èñïîëíÿþùèì îáÿçàííîñòè ãëàâû Ðåñïóáëèêè Òûâà Âëàäèñëàâîì Õîâàëûãîì â Íîâî-Îãàðåâî. Àëåêñåé Íèêîëüñêèé/ïðåññ-ñëóæáà ïðåçèäåíòà ÐÔ/ÒÀÑÑ
Shpërndaje

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, ka thënë se para një jave ka vendosur që të vendosë në gjendje gatishmërie sisteme të reja strategjike me bazë në tokë.

“Një javë më parë, unë nënshkrova një dekret për vendosjen e sistemeve të reja strategjike me bazë në tokë në gjendje gatishmërie. A do ta fusin hundën edhe aty, apo çfarë? Dhe ata mendojnë se gjithçka është kaq e thjeshtë? Çfarë, a do t’i lëmë ata brenda atje thjesht ashtu”- deklaroi presidenti rus.

Sipas traktatit “New Start”, Shtetet e Bashkuara dhe Rusia duhej që ta kufizonin në nga 1 mijë e 550 numrin e kokave bërthamore në raketa balistike ndërkontinentale në gjendje gatishmërie në raketa balistike në nëndetëse dhe në bombardues të rëndë, raporton agjencia “Reuters”.

Kreu i Kremlinit tha, pa përmendur dëshmi, se disa njerëz në Uashington janë duke menduar për rifillimin e testimeve bërthamore. Prandaj, sipas tij, Ministria e Mbrojtjes e Rusisë dhe korporata bërthamore duhet të jenë të gatshme për të testuar armë bërthamore ruse, nëse është e nevojshme.

“Natyrisht, ne nuk do ta bëjmë këtë të parët, por nëse Shtetet e bashkuara kryejnë teste, atëherë do t’i bëjmë edhe ne. Askush nuk duhet të ketë iluzione të rrezikshme se barazia strategjike globale mund të shkatërrohet”- shtoi ai.

Rusia dhe Shtetet e Bashkuara ende kanë arsenal të madh të armëve bërthamore, të cilat u kanë mbetur nga periudha e Luftës së Ftohtë. Këto dy shtete janë bindshëm fuqitë më të mëdha bërthamore në botë dhe së bashku kanë rreth 90 për qind të këtij arsenali në botë.

Putini mbajti një fjalim të gjatë të martën, duke u munduar që ta justifikonte luftën.

Ne nuk kishim dyshim se gjithçka ishte e përgatitur. E tërë kjo ishte tërësisht kundër dokumenteve të pranuara nga Këshilli i Sigurimit i OKB-së. Do të doja që të përsëris: ata e filluan luftën dhe ne e përdorëm forcën për ta ndalur atë”- deklaroi presidenti rus.

Presidenti rus pretendoi se Rusia është përpjekur që ta zgjidhte konfliktin në Donbas me mjete paqësore. Sidoqoftë, sipas tij, zotimet e Perëndimit ndaj paqes dolën të ishin “mashtrim” dhe “gënjeshtër mizore” dhe pretendoi se Kievi është duke u munduar që të grumbullojë armë biologjike e bërthamore.

“Ne po bënim gjithçka që ishte e mundshme për ta zgjidhur këtë problem paqësisht, duke biseduar për një rrugë paqësore për të dalë nga ky konflikt, por një skenar shumë më ndryshe po përgatitej prapa shpinës sonë. Ata (Perëndimi) vetëm po luanin për kohë, duke i mbyllur sytë para vrasjeve politike, keqtrajtimit të besimtarëve”- shtoi ai.

Gjithashtu lexoni:

Haxhiu: Kushtetuesja duhet të veprojë sa më parë

Ish-këshilltarja e Trumpit: Rusia është në luftë me Britaninë, SHBA-ja s’është më aleate e besueshme

Arrestohen dy persona në Komoran për sulm dhe grabitje me armë

Kosova mposht Armeninë me plot meritë në “Fadil Vokrri”

Stipe Mesiq shpallet “Qytetar Nderi” i Gjilanit

Kosova News 21/02/2023 21/02/2023
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
17°C
Pristina
clear sky
18° _ 17°
78%
1 km/h
Sun
32 °C
Mon
25 °C
Tue
26 °C
Wed
26 °C
Thu
24 °C

Lajmet e Fundit

Mbyllet pa gola ndeshja e madhe  Shqipëri-Serbi, vetëm barazim për kuqezinjtë
22:48 -07/06/2025
Mbyllet pjesa e parë  pa gola në “Air Albania” – Shqipëria e humbi penalltinë në minuten e fundit
21:43 -07/06/2025
Kurti: AKI ka treguar efikasitet të jashtëzakonshëm në mbrojtjen e shtetit
15:17 -07/06/2025
Ushtarët letonezë kryejnë patrulla të koordinuara me Policinë e Kosovës
14:32 -07/06/2025
FSHF: Hyrja në stadium bëhet vetëm me biletë personale
13:40 -07/06/2025
Follow US
© KOSOVANEWS -TË GJITHA TË DREJTAT E REZERVUARA

[email protected]

[email protected]

046 100 004


Made by: V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?