Sot do të mbahen mbledhjet e disa komisioneve parlamentare.
Në Komisionin për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti, do të raportojë ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, për punën e ministrisë në vitin 2022 dhe planin e punës për vitin 2023.
Po ashtu sot Komisioni për Mbikëqyrjen e Financave Publike do të mbajë mbledhje.
Për raportin e Auditimit “Funksionimi i sistemit të Grantit të Performancës Komunale dhe menaxhimi i projekteve të financuara nga Donatorët për vitin 2021’’, i ftuar është Elbert Krasniqi, Ministër i MAPL-së.
Ndërsa Komisioni për Mjedis, Ushqim, Bujqësi, Planifikim dhe Zhvillim, në mbledhjen e sotme pritet të bëj themelimin e grupit punues për Projektligjin për Verëra dhe do të bëj shqyrtimin e Projektligjit për Pyje.
Ndërkaq Komisioni për Administratë Publike, Pushtet Lokal, Media dhe Zhvillim Rajonal, bën shqyrtimin e Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e ligjeve që kanë të bëjnë me racionalizimin dhe vendosjen e vijave llogaridhënëse të Agjencive Ekzekutive.