KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Estonia uron Kosovën për 15-vjetorin e Pavarësisë
Politikë

Estonia uron Kosovën për 15-vjetorin e Pavarësisë

Kosova News
Kosova News 18:17 -20/02/2023
Shpërndaje
Shpërndaje

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, në 15-vjetorin e Pavarësisë së Kosovës, ka pranuar një letër urim nga kryeministrja e Estonisë, Kaja Kallas, në të cilin ajo, në emër të Qeverisë dhe popullit estonez ka uruar kryeministrin dhe popullin e Kosovës për përvjetorin e shpalljes së pavarësisë.

Në komunikatën për media thuhet se, në këtë letër, kryeministrja e Estonisë, Kallas, u shpreh veçanërisht e lumtur për takimin e nëntorit të vitit të kaluar në Talinn, për të cilin ajo tha se ka qenë mundësi e mirë për të riafirmuar mbështetjen e Estonisë për integrimin e Kosovës në BE, duke përfshirë liberalizimin e vizave.

“Dëshiroj gjithashtu t’ju siguroj se Estonia mbetet një mbështetëse e vendosur e aspiratave evropiane të Republikës së Kosovës. Ju urojmë suksese në rrugën tuaj drejt familjes sonë në BE”, thuhet më tej në letrën e kryeminstres Kallas drejtuar kryeministrit të vendit, Kurti.

Letër urimi i plotë:

Përkthim jozyrtar

I nderuar Albin,

Në emër të qeverisë dhe popullit të Estonisë, kam nderin t’ju përcjell juve dhe popullit të Kosovës urimet më të mira dhe urimet më të sinqerta me rastin e përvjetorit të 15-të të Ditës së Pavarësisë së Republikës së Kosovës.

Jam veçanërisht e lumtur që ju mirëprita personalisht në Talin në nëntor të vitit të kaluar. Ishte një mundësi e mirë për të riafirmuar mbështetjen e Estonisë për integrimin e Kosovës në BE, duke përfshirë liberalizimin e vizave. Ishte veçanërisht e vlefshme të dëgjoja drejtpërdrejt pikëpamjet tuaja dhe të ministrave tuaj për situatën në rajon.

Në kohët e sotme të turbullta, vlerësoj shumë marrëdhëniet e mira, ndarjen e mendimeve të përbashkëta dhe bashkëpunimin mes vendeve tona. Dëshiroj gjithashtu t’ju siguroj se Estonia mbetet një mbështetëse e vendosur e aspiratave evropiane të Republikës së Kosovës. Ju urojmë çdo sukses në rrugën tuaj drejt familjes sonë në BE.

Shpresoj sinqerisht se marrëdhëniet ekzistuese miqësore ndërmjet Kosovës dhe Estonisë do të thellojnë më tej bashkëpunimin tonë dhe do të forcojnë marrëdhëniet ndërmjet popujve tanë.

Ju lutem pranoni, Shkëlqesia Juaj, konsideratën time më të lartë.

​ 

Gjithashtu lexoni:

Një rrugë në Kanada merr emrin “Dardania Drive”

Panairi në Lucernë/ Kusari-Lila prezanton mundësitë e investimeve në Kosovë

Thaçit i vazhdohet paraburgimi deri në korrik

VV-ja shkon në 51 ulëse, e pëson AAK-ja

Osmani i ankohet TRT-së së Erdoganit: Nuk tolerohet askush që dëshiron ta kontrollojë gjithçka

Kosova News 20/02/2023 20/02/2023
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
11°C
Pristina
clear sky
13° _ 11°
83%
1 km/h
Sun
26 °C
Mon
26 °C
Tue
25 °C
Wed
28 °C
Thu
25 °C

Lajmet e Fundit

Kupa e Botës 2026, vidhen pajisjet e kombëtares së Anglisë në Kansas City. Policia bën dy arrestime
23:38 -13/06/2026
Një rrugë në Kanada merr emrin “Dardania Drive”
23:34 -13/06/2026
Ndalet Zvicra, Katari merr pikën e saj të parë historike
23:30 -13/06/2026
73-vjeçarja e goditur nga automjeti në Mitrovicë në gjendje të rëndë, flasin nga QKUK-ja
23:28 -13/06/2026
KEDS-i punon nesër në rrjet, reduktime në këto lokalitete
23:24 -13/06/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?