KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Vetëm tre serbë dalin në protestë kundër marrëveshjes për energjinë në veri
Siguri

Vetëm tre serbë dalin në protestë kundër marrëveshjes për energjinë në veri

Kosova News
Kosova News 19:55 -24/06/2022
Shpërndaje
Shpërndaje

Nën sloganin “Kush po e fikë dritën në veri”, vetëm tre qytetarë, anëtarë të Iniciativës Qytetare “Mbijetesa serbe”, kanë protestuar sot në veri të Mitrovicës, kundër marrëveshjes për energjinë të arritur mes Kosovës dhe Serbisë të martën në Bruksel.

Ata shprehën pakënaqësinë e tyre kundër, siç thanë, padrejtësisë, vendimeve të fshehta dhe jo transparencës, të cilat shkaktuan dëme të jashtëzakonshme për qytetarët e veriut.

Duke arsyetuar numrin e vogël të pjesëmarrësve në protestë, organizatorët e saj thanë se qytetarët janë të frikësuar të dalin për shkak të kërcënimeve dhe presioneve të ndryshme nga ana e pjesëtarëve të Listës serbe.

Aleksandar Arsenijeviq, lider i Iniciativës Qytetare “Mbijetesa serbe”, në Mitrovicë, pyeti mes tjerash se ku është tani Vallaqi dhe Gazivoda, për të cilat dikur flitej se nuk do t’i dorëzohen kurrë Prishtinës.

Sipas tij, sot nuk po protestohet kundër pagesës së faturave të energjisë, por kundër marrëveshjeve të fshehta të cilat po ndodhin.

“Nuk e japim Vallaqin, nuk e japim Gazivodën, ku jemi sot. Nuk jemi kundër pagesës së rrymës por kundër marrëveshjeve të fshehta”, ka thënë Arsenijeviq.

Protesta ka zgjatur rreth 15 minuta dhe nuk është shënuar ndonjë incident, ndërsa forca të shtuara të policisë kanë vëzhguar nga afër ngjarjen./kp/

Gjithashtu lexoni:

117 kundërvajtje në trafik para aksidentit fatal, Gashi dënohet me 1 vit e 4 muaj burgim

Sillen në gjykatore dy të akuzuarit për krime lufte

Policia kërkon ndihmën e qytetarëve për identifikimin e një personi të dyshuar në Ferizaj

Arrestohet në autobus dileri me 2 kilogramë drogë, po e bartte në çantën e krahut

Pal Lekaj dënohet me 3 vjet e 8 muaj burgim për rastin “53-milionëshi”

TAGGED: PROTESTA, serbët
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?