Janë mbyllur dy ndeshjet e fundit të javës së 20-të në Superligën e Kosovës në futboll.
Ballkani me përmbysje e ka mposhtur Drenicën, me rezultat 2-1, të dielën në Suharekë.
Bissouka (10’), zhbllokojë ndeshjen duke kaluar në epërsi kuqezinjtë nga Skenderaj, derisa fitoren kampionëve në fuqi të Kosovës, ua siguroi Rrahmani, i cili shënoi dygolësh në minutën e 26-të dhe 89-të.
Pas kësaj fitore, Ballkani kthehet në krye të tabelës me 44 pikë, tri më shumë së Drita, derisa Drenica mbetet në vendin e tetë me 20 pikë të grumbulluara.
Ndërkaq, sfida tjetër e ditës së sotëm mes Gjilanit dhe Malishevës është mbyllur baras 2-2.
Dabiqaj (30’.pen) dhe Zeka (80’), realizuan për Gjilanin, kurse, për skuadrën e Bylbyl Sokolit shënuan Sobowale (18’) dhe Tolaj (64’).
Gjilani renditet e treta me 31 pikë, kurse, Malisheva mbetet në zonën e rrezikshme me vetëm 19 pikë të grumbulluara.


