KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Njerëzit me bindje të majta dhe djathta, i përpunojnë në mënyra të ndryshme debatet politike
Kuriozitete

Njerëzit me bindje të majta dhe djathta, i përpunojnë në mënyra të ndryshme debatet politike

Kosova News
Kosova News 09:02 -19/02/2023
Shpërndaje
Shpërndaje

Njerëzit që anojnë në skajet e kundërta të spektrit politik, mendojnë ndryshe nga njëri-tjetri. Fakti që dallime të tilla shfaqen edhe në skanimet e trurit është shumë intrigues. Skanimi i trurit është një qasje me rezolucion të ulët për të studiuar aktivitetin nervor, i paaftë për të shpjeguar se si qelizat që prodhojnë të menduarit janë të lidhura me njëra-tjetrën.

Megjithatë, duke përdorur këtë teknikë mjaft të papërpunuar, dy grupe studiuesish pretendojnë tani se janë në gjendje të dallojnë reagimet nervore të njerëzve me bindje të majta dhe djathta. 

Dantje de Bruin dhe Oriel Feldmanhall nga Universiteti Braun në Nju Jork, e publikuan studimin e tyre në “Science Advances”. 

Ndërsa Noa Katabi dhe Jara Jeshurun ​​nga Universiteti i Tel Avivit, në Izrael, zgjodhën “Journal of Neuroscience”.

Që të dyja grupet përdorën imazhet funksionale të rezonancës magnetike, e cila mat ndryshimet në rrjedhën e gjakut si një përafrim për aktivitetin nervor, për të analizuar 2 grupe vullnetarësh prej respektivisht 44 dhe 34 vullnetarësh, nga i gjithë spektri politik në ShBA.

Në fillim zonja de Bruin dhe dr.Feldmanhall i kërkuan vullnetarëve të tyre të lexonin një listë fjalësh – disa me ngarkesë politike dhe disa jo – ndërsa ishin të shtrirë në një skaner. 

Për çdo fjalë, ata regjistruan modele aktiviteti në amigdalë (pjesa trurit që merret me aspektet e emocioneve) dhe striatum (që trajton aspektet e njohjes), shkruan  The Economist.

Fjalët asnjanëse nuk treguan asnjë ndryshim. Por për fjalët që lidhen me termat “migrim” dhe “amerikan”, modelet e aktivitetit në striatum u grumbulluan sipas bindjes politike të pjesëmarrësve. 

Më pas, ata u kërkuan njerëzve të shihnin një klip lajmesh të formuluar në mënyrë neutrale mbi abortin, por edhe debate të nxehta mbi policinë dhe emigracionin.

Modelet e aktivitetit të stimuluara nga klipi i lajmeve ishin të padallueshme midis të majtëve dhe të djathtëve. Por ato të krijuara nga debati mbi emigracionin (edhe pse çuditërisht jo nga debati mbi policinë, i ndanë qartë vullnetarët që morën pjesë në eksperiment.

Ndërkohë zonja Katabi dhe dr.Jeshurun, përdorën direkt provën me video. Ata u kërkuan pjesëmarrësve të shihnin reklamat dhe fjalimet e fushatës zgjedhore, dhe një klip me një qasje neutrale.

Ata zbuluar dallime të qarta në reagimet ndaj materialit me ngarkesë politike në pjesët e korteksit që kanë të bëjnë me shikimin, dëgjimin dhe lëvizjen. Për më tepër, në dallim nga De Bruin dhe Feldmanhall, të cilat vunë re thjesht korrelacione, ata thanë se mund të parashikonin pikëpamjet politike të një individi vetëm nga skanimi i trurit të tyre.

Gjithashtu lexoni:

6 gusht seanca konstituive e Kuvendit të Kosovës

Sami Lushtaku dhe 7 të akuzuarit e tjerë para gjykatës, pritet të japin fjalët përfundimtare në rastin “Drenica 1”

Kurti flet për marrëdhëniet me SHBA-në, thotë se ato janë të veçanta që nga shekulli XIX

Hamza: Nuk e di a do të kthehen Thaçi dhe Veseli në politikë pas përfundimit të procesit në Hagë

​Haxhiu: Të premten do të caktoj datën e seancës konstituive

Kosova News 19/02/2023 19/02/2023
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
12°C
Pristina
few clouds
14° _ 12°
87%
1 km/h
Fri
15 °C
Sat
24 °C
Sun
32 °C
Mon
28 °C

Lajmet e Fundit

6 gusht seanca konstituive e Kuvendit të Kosovës
11:12 -24/07/2026
Sami Lushtaku dhe 7 të akuzuarit e tjerë para gjykatës, pritet të japin fjalët përfundimtare në rastin “Drenica 1”
10:47 -24/07/2026
Kurti flet për marrëdhëniet me SHBA-në, thotë se ato janë të veçanta që nga shekulli XIX
10:45 -24/07/2026
Ministria paralajmëron aksione kundër uzurpimeve në Batllavë dhe Badoc
10:20 -24/07/2026
Granatë dore në oborrin e një shtëpie në Prizren, policia evakuon banorët
09:43 -24/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?