KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Dorëzohen 32 ankesa tek Avokati i Popullit për Ligjin e Pagave
Siguri

Dorëzohen 32 ankesa tek Avokati i Popullit për Ligjin e Pagave

Kosova News
Kosova News 16:32 -18/02/2023
Shpërndaje
Shpërndaje

Janë 32 ankesa për Ligjin e Pagave në Sektorin Publik që kanë shkuar në Zyrën e Avokatit të Popullit. Shumë sindikata e mekanizma të tjerë shtetërorë janë shprehur të pakënaqur me këtë ligj, duke dorëzuar ankesa tek Avokati i Popullit.

Institucioni i Avokatit të Popullit vazhdon të jetë adresë e atyre që janë të pakënaqur me Ligjin e Pagave në Sektorin Publik. 32 ankesa janë dorëzuar tek ky institucion deri tani. Kjo është konfirmuar nga zëdhënësi i këtij institucioni, Petrit Çollaku.

Në një përgjigje elektronike për Radio Kosovën,  ai tha se ankesat kanë ardhur nga sektorë të ndryshëm: “si nga Këshilli Prokurorial i Kosovës, Instituti Kosovar i Drejtësisë (IKD), infermierët, mjekët që punojnë në Ministrinë e Shëndetësisë, laborantë të lartë mjekësorë, Oda e Fizioterapeutëve të Kosovës, Sindikata e Policisë së Kosovës, Komisioni Qendror Zgjedhor, Zyra e Rregullatorit të Energjisë, Ekspertët në Prokurorinë Speciale të Republikës së Kosovës e të tjerë“

Qollaku ka shtuar se Institucioni i Avokatit të Popullit është duke i trajtuar këto ankesa, dhe po ashtu është duke analizuar ligjin në fjalë, dhe pas kësaj, Avokati i Popullit do ta dalë me një qëndrim në lidhje me këtë çështje.

Që nga momenti i hyrjes së fuqi Avokati i Popullit ka gjashtë muaj afat ligjor për ta trajtuar këtë ligj.

E Sindikata e Policisë së Kosovës është shprehur e pakënaqur me Ligjin e Pagave.

Kryetari i kësaj sindikate, Imer Zeqiri, i tha Radio Kosovës se kanë bërë ankesë te Avokati i Popullit, për arsye se ky ligj prek pagesën e orëve shtesë dhe rrezikshmërinë si dhe pagesën e një pjese të stafit tjetër siç është ai teknik. Zeqiri tha se janë në ankth se si do t’u dalë paga e muajit shkurt.

“ Në rast se ndodh dhe pagat në Polici dalin pa rrezikshmëri, pakënaqësia do të jetë shumë madhe dhe do të shqyrtojmë mundësinë se çka do të bëjmë tutje. Po e presim si me ankth pagën e muajit shkurt”, tha ai.

E  nga ana tjetër Feim Gashi, kryetari i Odes së Fizioterapeutëve,  tha po ashtu se e kanë dërguar Ligjin e Pagave te Avokati i Popullit për shkak të diskriminimit siç thotë ai dhe uljes së pagës.

ton “Jemi të vetmit profesionistë shëndetësorë të cilët nuk kemi një rritje por ulje të pagës dhe kjo është diskriminuese . Në shëndetësi janë tri nivele të sistemit shëndetësor, sistemi primar, dytësor dhe tretësor dhe në sistemin e pagave me ligjin e ri atëherë fizioterapeutët kanë dalë në të tria nivelet dhe ai klasifikim nuk është bërë te mjekët por vetëm te fizioterapeutët dhe infermierët”, deklaroi Gashi.

Kuvendi i Kosovës ka miratuar  projektligjin për ndarjet buxhetore për vitin 2023, ku përfshihet edhe koeficienti prej 105 euro. Me këtë mundësohet që në mars pagat e muajit shkurt të dalin bazuar në koeficientin e ri. Në Ligjin për Paga janë 136 nivele të koeficienteve, me raport prej 2 në 18.

Gjithashtu lexoni:

Fluks më i lartë në Dheu i Bardhë, pritje deri në 50 minuta

Detaje nga aksidenti tragjik në Itali që i mori jetën të riut nga Vitia

Komandanti i KFOR-it pret në takim lamtumirës ambasadorin turk në Kosovë

Tejkaluan kolonën nga shiriti emergjent në Ferizaj, pesë shoferë mbesin pa patentë për një vit

Mërgimtari humb jetën rrugës për Kosovë, u aksidentua në Milano

Kosova News 18/02/2023 18/02/2023
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
10°C
Pristina
few clouds
12° _ 10°
89%
1 km/h
Sat
25 °C
Sun
33 °C
Mon
32 °C
Tue
31 °C
Wed
31 °C

Lajmet e Fundit

Aeroplani përplaset mbi shtëpinë e një familjeje në Gjermani, dy persona humbin jetën
20:47 -25/07/2026
Mbyt qenin me veturë në Ulqin dhe tenton të arratiset, arrestohet në kufi
20:26 -25/07/2026
Krasniqi: Pres që aktgjykimi ta dëshmojë pastërtinë e luftës së UÇK-së
20:01 -25/07/2026
Alarm për sulm iranian me raketë ndaj Trumpit, presidenti u largua nga Turqia me Air Force One-in e vjetër
19:38 -25/07/2026
Rënia e temperaturave, nesër pa kufizime për automjetet mbi 20 tonë
19:14 -25/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?