KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » “I kemi thënë Adem Jasharit; Bac u kry,” Haradinaj: Sot pas 15 vitesh, ende nuk është kry
Politikë

“I kemi thënë Adem Jasharit; Bac u kry,” Haradinaj: Sot pas 15 vitesh, ende nuk është kry

Kosova News
Kosova News 11:49 -18/02/2023
Shpërndaje
Shpërndaje

“Dikur i kemi thënë komandantit tonë legjendar Adem Jashari; Bac, u kry, por ende nuk është kry. Jemi në proces.” Kjo ishte përgjigja e ish-kryeministrit të Kosovës Ramush Haradinaj kur u pyet nëse sot, pas 15 vitesh, pavarësia e Kosovës është e plotë.

Në një intervistë të dhënë për A2 CNN në 15-vjetorin e Pavarësisë, ish-komandati i UÇK-së shtoi megjithatë se Kosova është kjo që është sot falë shqiptarëve dhe ndihmës së ndërkombëtarëve.

Ndër të tjera, Haradinaj u ndaj te çështjet e sigurisë së Kosovës por edhe te proceset dialoguese me Serbinë. Ish-kryeministri theksoi se në aspektin e sigurisë së brendshme, Kosova ka disa vështirësi.

“Kemi një kujdestari për siguri që është nga NATO. Kjo kujdestari është më e gjerë. Duke mbetur ende çështja e sigurisë, në disa raste e kemi të ndërlidhur punën tonë për zbatimin e rendit dhe të ligjit. Që të sigurojmë rendin dhe ligjin tonë gjithnjë na duhet një mburojë e madhe.”

Haradinaj kishte edhe disa kritika për kryeministrin Albin Kurti. Sipas tij, kreu i qeverisë ka gabuar duke sekuencuar dialogun me Serbinë. “I kam kërkuar në takime që të mos lejojë sekuencime nga tema në temë. Kërko bashkimin e të gjitha temave në një vendim. Çështja e implementimit pas marrëveshjes mund të humbë peshë.”

Edhe mënyra sesi u trajtua situata e tensionuar në Veri, sipas tij, nuk ishte e duhura. “Serbët vijojnë ta bindin botën se duhen garanci, jashtë Kushtetutës sonë për të garantuar sigurinë e serbve në veri. Ne themi që Kushtetuta jonë është garancia e mjaftueshme.”

Gjithashtu lexoni:

Një rrugë në Kanada merr emrin “Dardania Drive”

KEDS-i punon nesër në rrjet, reduktime në këto lokalitete

Panairi në Lucernë/ Kusari-Lila prezanton mundësitë e investimeve në Kosovë

VV-ja shkon në 51 ulëse, e pëson AAK-ja

Osmani i ankohet TRT-së së Erdoganit: Nuk tolerohet askush që dëshiron ta kontrollojë gjithçka

Kosova News 18/02/2023 18/02/2023
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
10°C
Pristina
clear sky
11° _ 10°
84%
1 km/h
Sun
26 °C
Mon
27 °C
Tue
26 °C
Wed
24 °C

Lajmet e Fundit

Kupa e Botës 2026, vidhen pajisjet e kombëtares së Anglisë në Kansas City. Policia bën dy arrestime
23:38 -13/06/2026
Një rrugë në Kanada merr emrin “Dardania Drive”
23:34 -13/06/2026
Ndalet Zvicra, Katari merr pikën e saj të parë historike
23:30 -13/06/2026
73-vjeçarja e goditur nga automjeti në Mitrovicë në gjendje të rëndë, flasin nga QKUK-ja
23:28 -13/06/2026
KEDS-i punon nesër në rrjet, reduktime në këto lokalitete
23:24 -13/06/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?