KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Kurti: Do ta nderojmë kujtimin për fëmijët e vrarë gjatë luftës, ka shpresë për Kosovën
Politikë

Kurti: Do ta nderojmë kujtimin për fëmijët e vrarë gjatë luftës, ka shpresë për Kosovën

Kosova News
Kosova News 19:09 -17/02/2023
Shpërndaje
Shpërndaje

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, mori pjesë në ndezjen e qirinjve në përkujtim dhe nderim të fëmijëve të vrarë gjatë luftës 1998-1999, në Kosovë, organizim ky në kuadër t​ë​ agjendës shtetërore të 15-vjetorit të Pavarësisë, e që u mbajt para Teatrit Kombëtar të Kosovës.

Në këtë përkujtim morën pjesë edhe Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, kryetari Glauk Konjufca dhe ministra të Qeverisë.

Kurti tha se pavarësisht humbjeve, dhembjeve, vuajtjeve, ne jemi bashkë, ne fitojmë, ka shpresë për Kosovën dhe kjo shpresë janë fëmijët e Kosovës dhe i gjithë populli i Republikës së Kosovës.

Fjala e plotë e Kryeministrit Kurti:

Të dashur fëmijë, urime Pavarësia e Kosovës, 15 vjetori i 17 shkurtit,

Këtu jemi bashkë më presidenten Vjosa dhe me kryetarin Glauk, edhe me ministra të Qeverisë, në këtë aktivitet që bashkë me juve tregon që pavarësisht humbjeve, dhembjeve, vuajtjeve tona, ne jemi bashkë, ne fitojmë, ka shpresë për vendin tonë dhe kjo shpresë jeni ju fëmijët e Kosovës, i gjithë populli i Republikës tonë.

Ju po e mbani nga një qiri në duart tuaja në këtë buzëmbrëmje dhe gjithsej i kemi 1133 qirinj, sepse secili prej këtyre qirinjve tregon për një fëmijë që është vrarë gjatë luftës e nuk është në mesin tonë.

Andaj, ne ata i kujtojmë dhe ne ata kurrë nuk do t’i harrojmë. Sakrifica e popullit tonë është e madhe, plagët e luftës janë të thella. Është e pafund dhimbja. Mirëpo, gëzimi e lumturia juaj nuk ka pikëllim që nuk e mund. Kur ne ju shohim juve zemra në bëhet mal, e mbushemi përplot gëzim e lumturi, sot e për të ardhmen.

Ju duhet të mësoni sa më shumë e sa më mirë, në bankat e shkollës, ta duani nënën e babain, mësuesen e arsimtarët, ta doni njëri-tjetrin, të luani bashkë, të lexoni sa më shumë dhe kësisoj presidentja, kryetari dhe unë jemi një urë për ardhmërinë e vendit tonë, të cilën ju do ta ndërtoni edhe më mirë se ne vet, edhe shumë më mirë se sa ata që ishin më herët, por gjithmonë duke mos i harruar ata të cilët kontribuuan, u vetmohuan dhe dhanë edhe jetën e tyre që ne të jetojmë të lirë, të pavarur e të gëzuar.

“Memoriali për fëmijët e vrarë gjatë luftës 1998-1999 në Kosovë” do të jetësohet. Grupi punues kryesohet nga Saranda Bogujevci, e cila është nënkryetare e Kuvendit dhe e cila e ka mbijetuar masakrën e 28 marsit 1999, kur 7 fëmijë nga mosha 2 deri në 15 vjeç të familjes Bogujevci, Duriqi edhe Llugaliu, u patën pushkatuar në Podujevë nga njësiti policor serb “Shkorpionët”.

Të dashur fëmijë,

Të dashur qytetarë,


Ne do ta nderojmë edhe lartësojmë kujtimin për fëmijët e vrarë gjatë luftës, duke punuar pa u ndalur për ta avancuar lirinë dhe demokracinë, arsimin edhe shëndetësinë, mirëqenien edhe barazinë, drejtësinë por edhe mbrojtjen dhe sigurinë, ashtu që askush asnjëherë në të ardhmen të mos guxojë më t’i prekë fëmijët tanë, t’ju prekë juve.

Ju po rriteni bashkë me Republikën e Kosovës. Shumica e juve jeni më të rinj se sa Pavarësia e Kosovës, mirëpo unë ju dëshiroj shëndet e suksese e të jetoni shumë gjatë sikur Republika jonë, si pavarësia jonë. Përgjithmonë, përjetë!

Urime e gëzuar edhe një herë të gjithëve!

Kurti: Prishtina është kryeqytet i Republikës, por Prekazi është kryeqytet i kryengritjes shqiptare

​ 

Gjithashtu lexoni:

Osmani jep detaje për bisedat me Macron e Erdogan në Shqipëri

IPK rekomandoi suspendimin e polices për incidentin në Ferizaj

Osmani takoi kancelarin Merz: Pres me padurim të punoj me kancelarin për të forcuar partneritetin tonë

Kosova e Kroacia bashkëdrejtojnë tryezën për sigurinë dhe mobilitetin në Evropë

​Kamberi kërkon drejtësi: Dënim për sulmuesit e figurës së Komandant Lleshit

Kosova News 17/02/2023 17/02/2023
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
5°C
Pristina
broken clouds
5° _ 5°
90%
1 km/h
Sun
17 °C
Mon
18 °C
Tue
20 °C
Wed
19 °C
Thu
18 °C

Lajmet e Fundit

Austria fiton Eurovision 2025 – Shqipëria shkëlqen në top 10
01:27 -18/05/2025
Dy helikopterë përplasen dhe rrëzohen në Finlandë, nuk ka të mbijetuar
23:56 -17/05/2025
“Zjerm” i vërtetë në skenë – Shkodra Elektronike ndez Eurovisionin me një performancë magjike
23:45 -17/05/2025
Mundësia merr 2 mandate, Shehaj: Jemi opozita e shekullit 21
23:39 -17/05/2025
Dyshime për përfshirje në korrupsion zgjedhor, SPAK sekuestron telefonin e ish-kryebashkiakut të Kavajës
23:32 -17/05/2025
Follow US
© KOSOVANEWS -TË GJITHA TË DREJTAT E REZERVUARA

[email protected]

[email protected]

046 100 004


Made by: V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?