“Jo një Republikë e copëtuar”, NEWBORN-i sivjet me mesazh kundër Asociacionit
Monumenti e pret 15-vjetorin e Pavarësisë në thirrjen kundër copëtimit.
Është transformuar në NO NEW BR. E, kur në shkronjat BR është e shkruar “BROKEN REPUBLIC”, kompletohet mesazhi: NO NEW BROKEN REPUBLIC.
Kështu përmes NEWBORN-i u protestua kundër copëtimit të Republikës dhe është kundërshtuar plani për themelimin e një Asociacioni me një etni, atë të komunave me shumicë serbe.


