Është përuruar sot objekti i ri i Akademisë së Mbrojtjes,
Këtë e bëri të ditur ministri i Mbrojtjes Armend Mehaj duke thënë se është objekt modern me vlerë prej 1.1 milion euro, me të gjitha hapësirat dhe kushtet e nevojshme për punë e studim.
Duke thënë se 15 vjetorin e Pavarësisë po e presim me të arritura të mëdha, ministri Mehaj, deklaroi se nga sot kadetët tanë do të kenë hapësirën dhe kushtet e merituara.
“Shumë urime dhe na priftë e mbara në projekte e suksese të reja!” ka shkruar Mehaj.