Policia e Kosovës ka njoftuar se në Vushtrri gjatë mesditës, kanë arrestuar një person të dyshuar për veprën penale ‘Kanosje’.
Sipas policisë, arrestimi i të dyshuarit, është bërë mbi bazën e dyshimeve të bazuara, pasi që i njëjti përmes rrjeteve sociale ka kanosur viktimën mashkull/kosovar.
“Të gjitha veprimet e ndërmarra hetimore i janë paraqitur prokurorit të rastit. Pas intervistimit, të dyshuarit B. H., 37-vjeçar, me vendim të prokurorit i është caktuar masa e ndalimit policor. Ndaj tij janë duke u zhvilluar hetime për veprën penale “Kanosje”, thuhet në njoftimin e policisë.


