Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka bërë donacion prej 1 milion eurosh “në emër të qeverisë dhe të popullit shqiptar” në fushatën televizive “Türkiye Një Zemër”.
Rama është lidhur drejtpërdrejt nëpërmjet telefonit në fushatën që po transmetohet në televizionet e Turqisë, ku deri më tani janë grumbulluar afro 5,7 miliardë euro nga dhurues nga Türkiye dhe jashtë saj.
Kryeministri shqiptar tha se nuk do ta harrojnë ndihmën që Türkiye i ofroi Shqipërisë në tërmetin e vitit 2019.
Në këtë emision, Rama ka njoftuar se ka dhuruar 1 milion euro për zonat e prekura nga tërmetet në Turqi, raporton KosovaNews.
“Jam i lumtur që më keni lidhur në këtë program. Shpreh keqardhje lidhur me tragjedinë që ka goditur shtetin tuaj gjatë javës së kaluar. Që prej ditës së parë ne kemi dërguar forcat dhe ekipet tona të kërkim-shpëtimit dhe po ashtu kemi shpallur ditë zie në mbarë shtetin tonë. Ne jemi shtet i vogël dhe nuk e harrojmë kurrë ndihmën e Turqisë për ne. Në emër të popullit shqiptar dua t’i dhuroj 1 milionë euro për zonat e prekura nga tërmetet . E di që keni nevojë më shumë por ne jemi një shtet i vogël dhe për momentin kaq mundemi”, ka thënë Rama, raporton KosovaNews.

Lexo po ashtu:


