Një person (këmbësor) ka vdekur si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur të martën rreth orës 18:35 në Arllat të Drenasit.
Sipas raportit 24 orësh të Policisë së Kosovës, vetura e cila u përfshi në këtë aksident ka ikur nga vendi i ngjarjes dhe për policinë, i dyshuari që ka kryer këtë aksident është ende i panjohur.
Ndërkaq, viktima si pasojë e aksidentit kishte marrë lëndime të rënda trupore të cilin e kanë dërguar në tretman mjekësorë në QKUK ku më pas ka ndërruar jetë.
“Arllat, Gllogoc, 14.02.2023 – 18:35. Ka ndodhë një aksident trafiku në mes të një automjeti deri më tani të panjohur, pasi që ka ikur nga vendi i ngjarjes dhe këmbësorit, viktimës mashkull kosovar. Si pasojë e aksidentit lëndime të rënda trupore ka pësuar këmbësor i cili është dërguar në tretman mjekësorë në QKUK ku më pas ka ndërruar jetë”, thuhet në raportin policor.


