KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Sveçla bën përgjegjës strukturat paralele për sulmin ndaj “Elektrokosmet”
Siguri

Sveçla bën përgjegjës strukturat paralele për sulmin ndaj “Elektrokosmet”

Kosova News
Kosova News 13:39 -24/06/2022
Shpërndaje
Shpërndaje

Ministri i Brendshëm, Xhelal Sveçla, ka fajësuar strukturat paralele serbe për sulmin me mjet shpërthyes në objektin e elektro-distribucionit “Elektrokosmet” në veri të Mitrovicës në orët e vona të së enjtes. Ai tha se qëllimi i këtyre sulmeve është të ngjallin pasiguri tek qytetarët.

Sveçla tha se nga shpërthimi nuk ka pasur të lënduar por vetëm dëme materiale.

Sveçla: Shpërthim por pa të lënduar

“Ka pasur një shpërthim ku ka dëme materiale. Nuk ka të lënduar. Qëllimi është që të terrorizohen banorët atje por edhe të ngjallin pasiguri për të gjithë qytetarët e Kosovës. Ne jemi të bindur që organet tona të hetuesisë do të dalin me informata edhe më të detajuara por edhe me rezultate nga ato hetime”, deklaroi Sveçla.

Ministri Sveçla tha se vendi ynë nuk bie pre e presioneve të strukturave paralele dhe se hetimi për këtë ngjarje do të shkojë deri në fund.

Sveçla: Strukturat paralele serbe përgjegjëse për sulmin

“Ende nuk kemi informata të detajuara mbi rastin. Jemi duke hetuar. Kjo është në vazhdën e presioneve që strukturat paralele dhe Serbia i bëjnë Republikës së Kosovës. Ne nuk biem në këto presione. Jam i bindur dhe i sigurt që institucionet e sigurisë do ta hetojnë deri në detaje më të imëta dhe ata të cilët shkaktojnë pasiguri do të përgjigjen para drejtësisë… Po them prej strukturave paralele të Serbisë bazuar në përvojat që i kemi me ta”, u shpreh Sveçla.

I pyetur nga KosovaPress rreth procesit të hetimeve për sulmet e tjera të ndodhura në veri ndaj zyrtarëve policorë, Sveçla paralajmëroi se së shpejti do të ketë bëhen të njohura rezultatet.

Sveçla: Së shpejti rezultatet e hetimeve për sulmet ndaj policisë në veri

“Jemi në rrugë të mbarë për të gjitha ato hetime. Policia e Kosovë është jashtëzakonisht e fokusuar në to, shumë shpejtë do të kemi rezultate”, tha ai.

Një mjet shpërthyes është hedhur të enjten mbrëma rreth orës 22:45 në objektin e elektro-distribucionit “Elektrosemet” në veri të Mitrovicës. Burimet e KosovaPress bënë të ditur se si pasojë e këtij shpërthimi një trafo është dëmtuar krejtësisht dhe disa automjete të cilat kanë qenë të parkuara afër këtij objekti./V.Isufi/

Gjithashtu lexoni:

Mbyllet pjesa e parë  pa gola në “Air Albania” – Shqipëria e humbi penalltinë në minuten e fundit

Ministrja Rizvanolli mbron Shefen e Kabinetit pas emisionit kontrovers: Dezinformatat nuk mund të na ndalin

Serwer: Dialogu i Brukselit i ka mbërritur limitet, SHBA-ja nuk ka interes që të përfshihet

EULEX-it i zgjatet mandati deri në qershor të vitit 2027

Aksident në Çagllavicë, vetura përplaset në dyqanet skaj rrugës

TAGGED: Elektrokosmet, sulmi ndaj “Elektrokosmet”, Xhelal Sveçla
Kosova News 24/06/2022 24/06/2022
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
21°C
Pristina
clear sky
26° _ 21°
62%
6 km/h
Sun
32 °C
Mon
25 °C
Tue
26 °C
Wed
26 °C
Thu
14 °C

Lajmet e Fundit

Mbyllet pa gola ndeshja e madhe  Shqipëri-Serbi, vetëm barazim për kuqezinjtë
22:48 -07/06/2025
Mbyllet pjesa e parë  pa gola në “Air Albania” – Shqipëria e humbi penalltinë në minuten e fundit
21:43 -07/06/2025
Kurti: AKI ka treguar efikasitet të jashtëzakonshëm në mbrojtjen e shtetit
15:17 -07/06/2025
Ushtarët letonezë kryejnë patrulla të koordinuara me Policinë e Kosovës
14:32 -07/06/2025
FSHF: Hyrja në stadium bëhet vetëm me biletë personale
13:40 -07/06/2025
Follow US
© KOSOVANEWS -TË GJITHA TË DREJTAT E REZERVUARA

[email protected]

[email protected]

046 100 004


Made by: V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?