Batalioni Taktik Rezervë i KFOR-it (KTRBN) dhe Njësia Shumëkombëshe Speciale (MSU), pjesë e KFOR-it, kanë realizuar një stërvitje për kontrollin e turmave dhe menaxhimin e trazirave në Kampin e Novo Sellës.
Në njoftimin e bërë nga KFOR thuhet se trajnimi është organizuar për të ruajtur gatishmërinë e lartë operacionale të njësive të tyre.
Gjatë ushtrimit, pjesë e aktivitetit ishin edhe Njësia e Mbështetjes së Lëvizshmërisë (MSD) dhe Ekipi Psikologjik Taktik (TPT), të cilët ndihmuan në koordinimin e fazave të ndryshme të stërvitjes.
Si pjesë e trajnimit, u përdor edhe një makinë ujëhedhëse.
KFOR thekson se punon në bashkëpunim të ngushtë me Policinë e Kosovës dhe Misionin e Bashkimit Evropian për Sundimin e Ligjit në Kosovë (EULEX), duke respektuar rolet e tyre përkatëse si përgjegjës të sigurisë