Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë u ka bërë ftesë të dy zyrave, asaj të Kryeministrit dhe Presidentes, për takimin e 31 janarit, ku pritet të diskutohen për çështjen e Asociacionin e komunave me shumicë serbe. Zyret përkatëse e kanë konfirmuar pjesëmarrjen e të dërguarve të tyre në këtë takim.
Sipas burimeve të KosovaNews brenda zyrës së kryeministrit nga ky institucion do të marrë pjesë shefi i stafit të zyrës së kryeministrit Luan Dalipi.
Këshilltari i Departamentit amerikan të Shtetit, Derek Chollet dhe i dërguari i posaçëm i SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar kanë ritheksuar edhe njëherë domosdoshmërinë për themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe. Në një vështrim për Koha, ata kanë thënë se zotimi i Kosovës për ta krijuar Asociacionin nuk e cenon Kushtetutën e saj, as nuk kërcënon sovranitetin, pavarësinë ose institucionet demokratike të saj.
