KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Vuçiq deklarohet pas takimit me pesëshen e diplomatëve: Kam rezerva për një çështje, por nuk mund të tregoj cila është
Rajon

Vuçiq deklarohet pas takimit me pesëshen e diplomatëve: Kam rezerva për një çështje, por nuk mund të tregoj cila është

Kosova News
Kosova News 17:57 -20/01/2023
Shpërndaje
Shpërndaje

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, pas takimit me përfaqësuesit e BE-së, SHBA-së, Francës, Gjermanisë dhe Italisë tha se në ditët dhe javët në vijim do të zhvillojë konsultime me anëtarët e qeverisë, parlamentit dhe të gjitha grupeve të rëndësishme shoqërore “se jemi gati të pranojmë konceptin dhe të punojmë për zbatimin e marrëveshjes së propozuar”.

Vuçiq ka theksuar se ai ka treguar të gjithë shqetësimin dhe rezervën e tij për një çështje të rëndësishme, për një punë të rëndësishme”.

“Sigurisht që nuk mund të flas për këtë sepse propozimi nuk është publik”, tha Vuçiq pas një takimi me përfaqësuesin special të BE-së për dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, Miroslav Lajçak, të dërguarin special i Departamentit të Shtetit të SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, këshilltarët për politikën e jashtme të presidentit francez dhe kancelares gjermane, Emanuele Bono dhe Jens Plettner, dhe këshilltares diplomatike të kryeministres së Italisë, Francesca Tala.

Siç raporton “N1” , presidenti i Serbisë vlerësoi se “sot ka qenë bisedë shumë e vështirë, ndoshta biseda më e vështirë që kemi pasur”.

“Ajo për të cilën jemi dakord është se një konflikt i ngrirë nuk është zgjidhje dhe se kur keni një konflikt të ngrirë, është vetëm çështje kohe kur dikush do ta shkrijë atë dhe individë të papërgjegjshëm do të rrëzojnë paqen dhe stabilitetin e të gjithë Ballkanit Perëndimor”, tha ai, transmeton KosovaNews.

Vuçiq tha se “ai ishte përballur pa mëdyshje me problemet dhe sfidat që do t’i viheshin shtetit tonë nëse nuk pajtoheshim me planin e propozuar”.

“Në këto kushte, kërkuam nga ‘katër plus Lajçak’ që të na ndihmojnë të gjithëve për të kapërcyer turbulencat me të cilat po ballafaqohemi në Kosovë dhe besojmë se është koha për të formuar Asociacionin, i cili jo vetëm u premtua, por edhe nënshkruar para 10 vjetësh. Dhe kjo është një çështje urgjente, sepse vetëm pas kësaj është e mundur biseda dhe kthimi në institucione dhe çdo lloj normalizimi i situatës”, tha Vuçiq.

Ndërsa, Lajçak tha se presidenti serb Aleksandar Vuçiq, gjatë bisedimeve me diplomatët perëndimorë në Beograd, “tregoi qasje të përgjegjshme dhe vullnet për të marrë vendime të vështira në interes të paqes dhe perspektivës evropiane të Serbisë”.

“Kemi pasur një diskutim intensiv, të vështirë, por edhe të hapur, dhe ndihemi të inkurajuar nga rezultati”, tha Lajçak.

“Për ne, zbatimi në kohë i Asociacionit të komunave me shumicë serbe është element kyç për stabilitet dhe jemi të bindur se plani që kemi paraqitur në shtator, dhe që diskutuam sot, është mënyra më e mirë për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Serbisë dhe Kosovës dhe integrimin e rajonit”, tha ai.

Emisarët ndërkombëtarë shkuan në Beograd, pas takimit që patën në Prishtinë.

Paraditen e 20 janarit, pesë diplomatët qëndruan në Prishtinë, ku u takuan me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti.

Pas këtij takimi, në një deklaratë para mediave, Lajçak tha se delegacioni i emisarëve ndërkombëtarë ka pritur më shumë mirëkuptim rreth mundësive që ofron propozimi për normalizim të marrëdhënieve ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit.

“Është shumë herët për të bërë deklarata dramatike, sepse, siç e dini, ne jemi në mesin e misionit tonë dhe do të vazhdojmë për në Beograd, kështu që nuk kam shumë çfarë të them. Por, dua të them se megjithatë, në këtë pikë, ne kemi pritur që të kuptohen më mirë mundësitë që i ofron ky propozim. Shpresoj të mbërrijmë atje, te mirëkuptimi i plotë, si dhe shfrytëzimi i plotë i potencialit që ka ky propozim. Ne do të vazhdojmë të punojmë në këtë”, tha Lajçak të premten në Prishtinë.

Lexo po ashtu:

Krejt çka u diskutua në takimin e Kurtit me 5 emisarët ndërkombëtarë

Propozimi i BE-së apo plani franko-gjerman, iu dorëzua autoriteteve në Prishtinë dhe Beograd në fund të verës dhe mbështetet nga Franca, Gjermania dhe SHBA-ja.

Zyrtarët në Prishtinë kanë thënë se ky propozim paraqet një bazë të mirë për të vazhduar dialogun me Serbinë, ndërsa ata në Beograd kanë thënë se nuk është i favorshëm për ta. 

Gjithashtu lexoni:

Përmbyllet numërimi nga përfaqësitë diplomatike, këto janë rezultatet

Numërimi i votave drejt fundit, LVV 44.11%, PDK 20.80% dhe LDK 17.11%

Gërvalla: Kosova hap “shtëpinë e përhershme” diplomatike në Londër

KQZ: Numërimi i votave të përfaqësive diplomatike mbyllet sot, po vazhdon numërimi i atyre me postë

Fillon numërimi i votave me postë

Kosova News 20/01/2023 20/01/2023
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
10°C
Pristina
clear sky
11° _ 10°
84%
1 km/h
Sat
21 °C
Sun
26 °C
Mon
27 °C
Tue
26 °C
Wed
24 °C

Lajmet e Fundit

Përmbyllet numërimi nga përfaqësitë diplomatike, këto janë rezultatet
13:12 -13/06/2026
Fushë – Kosova shpall gjendje emergjente në sektorin e mbeturinave
12:25 -13/06/2026
Kanadaja, rregulla të reja për përdorimin e rrjeteve sociale nga fëmijët
12:07 -13/06/2026
Numërimi i votave drejt fundit, LVV 44.11%, PDK 20.80% dhe LDK 17.11%
11:47 -13/06/2026
“Më ngatërruan me një person tjetër”, 30-vjeçari nga Maliqi denoncon dhunën nga policia greke
11:07 -13/06/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?